Kryedemokrati Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta

Politikë

Meta dhe Basha njëzëri, akuza qeverisë: Qeveria të rris urgjent numrin e testimeve për COVID-in

25 Tetor 2020, 14:44| Përditesimi: 25 Tetor 2020, 14:47

  • Share

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta, (i zhveshur tashmë nga roli i një kreu të shtetit) kanë sulmuar ditën e sotme qeverinë, sipas së cilëve nuk po teston mjaftueshëm popullësinë për COVID-19.

I pari që risolli në vëmendje shqetësimin për një numër më të lartë testimesh ishte presidenti Ilir Meta.

"Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera. Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë. OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: Testim! Testim! Testim! Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë", shkruan Meta.

Ndërkohë që pak orë më vonë, ishte kryedemokrati Lulzim Basha që artikulon të njëjtin mendim.

"Rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin në shtëpi kundër Covid, bonusi i premtuar dhe angazhimi i të gjithë mjekëve e infermierëve dhe shtimi i kapaciteteve spitalore janë 4 hapa URGJENTË në ndihmë të shëndetësisë dhe shqiptarëve të lënë në mëshirë të fatit", shkruan Basha.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • 007.: 25/10/2020 16:39

    Kur te dalesh ti ne gjyq qe te sekuestrohet floriri qe ke vjedhur popullit,o vampires.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 25/10/2020 16:38

    Basha Meta bajga te shoqerisr

    Përgjigju
  • Bruno: 25/10/2020 16:00

    Belgjka krye 65 000 teste ne dite dhe nuk e ka ulur numrin e te infektuarve

    Përgjigju
  • O tej: 25/10/2020 15:31

    Lulqime Basha dhe Ilir Metmuti jane testikule te te njejtit ... duhet bere ADN-ja

    Përgjigju
  • Eri: 25/10/2020 15:27

    Basha dhe Meta jane epidimiolog???O Lul si thua ti te bejme teste keshtu kuturu??Poshte injoranca!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?