Kronikë

Meta dhe Kryemadhi bënë rekurs në Gjykatën e Lartë për masat e sigurisë, caktohet relatori i çështjes

7 Shkurt, 11:09| Përditesimi: 7 Shkurt, 11:12

  • Share

TIRANE- Gjyqtari Ilir Panda do të jetë relatori i rekursit të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës në Gjykatën e Lartë.

I pari që bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, më 17 Janari, ishte presidenti i PL-së, Ilir Meta i cili kërkoi heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij. Ndërkohë 3 ditë më vonë, më 20 Janari, bëri rekurs edhe Monika Kryemadhi.

Ish presidenti i vendit dhe Kryemadhi janë në hetim për tre vepra penale, “korrupsion” në 3 raste, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.

Meta e Kryemadhi janë në hetim nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë. Dosjet e CEZ-DIA, lobimit në SHBA dhe hetimi pasuror janë bashkuar në një dhe po ndiqen nga prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?