TIRANE-Me rastin e Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej tij si dhe në bashkëpunim me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”, Presidenti Ilir Meta mori pjesë në seancën e radhës të dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë, të mbajtur në selinë e Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare.
Në takimin e zhvilluar në Qendrën e Krishterë Shqiptare, ku merrte pjesë edhe Arqipeshkvi metropolit Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo, Presidenti Meta u shprehu mirënjohjen kryepastorit Ylli Doçi dhe anëtarëve të Vëllazërisë Ungjillore si dhe të rinjve e të rejave vullnetarë për gatishmërinë e tyre për t’iu bashkuar kësaj kauze fisnike dhe humane.
Kreu i Shtetit theksoi se dhënia e gjakut për fëmijët talasemikë, sidomos në këtë periudhë të vështirë të pandemisë së COVID-19, është një gjest tepër njerëzor dhe mision jashtëzakonisht jetik.
“Mirënjohje Bashkësisë Ungjillore Shqiptare, që prej 10 ditësh nëpërmjet një maratonte të dhurimit të gjakut, ka udhëtuar nga jugu në veri të Shqipërisë, nga Shkodra në Sarandë, nga Korça në Gjirokastër, për t’u përfunduar sot më 14 qershor, në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut, në Tiranë, duke dhënë një kontribut të çmuar për këtë kauzë jashtëzakonisht humane dhe fisnike, për të cilën e gjithë shoqëria jonë i është mirënjohëse”– nënvizoi ndër të tjera Presidenti Meta, njofton zyra e shtypit të Presidencës.
Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta nderoi me titullin e lartë "Për Merita të Veçanta Civile”, Ina Malhanin për kontributin e çmuar 30-vjeçar si dhuruese e përhershme e gjakut, veçanërisht për fëmijët talasemikë, si dhe për punën e jashtëzakonshme në shërbim të njerëzve në nevojë.
Presidenti Meta publikoi në rrjetin social Tëitter mesazhin e Atit te Shenjte, Papa Francesku, me rastin e Ditës Botërorë të Dhuruesve të gjakut.
"Falenderoj Atin e Shenjtë, Papa Francesku për mesazhin e Tij shpresëdhënës, kuptimplote dhe gjithëperfshires drejtuar shqiptareve dhe mbarë njerëzimit në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut", shkruan Meta.
Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta nderoi me titullin e lartë "Për Merita të Veçanta Civile”, Ina Malhanin për kontributin e çmuar 30-vjeçar si dhuruese e përhershme e gjakut, veçanërisht për fëmijët talasemikë, si dhe për punën e jashtëzakonshme në shërbim të njerëzve në nevojë.
"Ina Malhani nuk është vetëm një dhuruese e rregullt e gjakut, ajo është një zonjë që në 30 vitet e fundit ka qenë shembull i çmuar i virtyteve njerëzore, duke kontribuar për familjet e komunitetit rom, njerëzit e sëmurë, të pastrehët, të braktisurit dhe jetimët. Në të gjithë veprimtarinë e saj 30-vjeçare të bamirësisë, zonja Ina Malhani ka vënë në jetë atë që ka thënë Shenjtorja Nënë Tereza: ‘Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vihet në veprim dhe ky veprim është shërbimi’, tha Meta.
Mos merni gjak hajduti.....
Përgjigju