Mark Nikolli, Ndre Legisi dhe Ilir Meta

Meta drekon me dy ish-figurat e PS: Ishin kohë të paharruara, më të mira do vijnë

14 Tetor 2020, 16:32| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 16:35

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot një foto me dy figura të njohura që kanë qenë pjesë e Partisë Socialiste, me ish deputetin , ish ministrin e ish sekretarin socialist Ndre Legisi dhe ish deputetin e ish kryetarin e Komisionit të Garancive Statutore në PS, Mark Nikollin.

Në një postim në rrjetet social, Meta thotë se kohë më të mira do të vijnë për vendin, dhe se Shqipëria si gjithë Europa, do jetë “shumë shpejt një projekt i përmbushur!”

"Kënaqësi të jem në një drekë ish-eurosocialistësh, me miqtë e mi, Ndre Legisi dhe Mark Nikolli. Ishin kohë të paharruara! Kohë më të mira do të vinë! Shqipëria si gjithë Europa, shumë shpejt një projekt i përmbushur!", shkruan Meta.

Meta prej ditësh sulmon kryeministrin Edi Rama se nuk është një socialist i vërtetë dhe se po shkatërron partinë dhe sot me anë të kësaj foto i kujton atij dhe shqiptarëve se kush janë socialistët e vërtetë.

Komento

Komente

  • popull: 16/10/2020 14:49

    Ore ky fatosi kur u be mik me Ramen hajdutin e ikonave se keshtu eshte shprehur nano ofol ee mbs o.......ok

    Përgjigju
  • Fatos Nano: 14/10/2020 17:55

    Mark Nikolli ky kerma i verifikimit te mandateve ne PS dhe pas drejtori i policise ndertimore. E njihni ju njerez se kush eshte ky m*t qe Meta e quan euro socialist??? Apo Ndreca torollak hahahaha

    Përgjigju
  • Popull: 14/10/2020 17:04

    Ti tall by then,nga momenti qe Spaku paguhet nga takspaguesit dhe nuk ben punen.

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 14/10/2020 17:45

      Kur formoj leshelin likja,keta dy ishin ne grupin nismetar....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?