Meta e Berisha e cilësuan super ‘bombë’ kundër Ramës, BILD ia ‘lë ngrehur’, fshin shkrimin për ‘McGonigal’

10 Shkurt 2023, 18:08| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 18:18

  • Share

Një shkrim i gazetës gjermane ‘BILD’ u përkthye dhe me eufori e triumfalizëm u publikua në të gjithë mediat afër Berishës e Metës, ndërkohë që eksponentë të forcave të tyre politike e konsideruan si një super ‘bombë’ kundër Ramës kushtuar ish-zyrtarit rë FBI-së, Charles McGonigal.

Por në fakt, ashtu siç edhe e ka bërë traditë tashmë, BILD vetëm pak orë pas publikimit të lajmit e ka fshirë atë.

Pra, "bomba" kundër Ramës nuk ekziston më, pasi shkrimi është fshirë direkt pas publikimit. Opozita e akuzon kryeministrin Rama se ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së McGonigal për të asgjësuar opozitën shqiptare.

Në deklaratat e përditshme të krerëve të saj, është theksuar se McGonigal është paguar nga Rama ‘si vrasës me pagesë’ për të goditur opozitën, demokracinë e pluralizmin në vend. Dhe për këtë janë duke manipuluar çdo shkrim të mediave ndërkombëtare, duke përmendur që në titull togfjalëshin “hetimi për skandalin McGonigal-Rama”, ndërkohë që nuk ka asnjë hetim për Ramën, pasi ndaj tij nuk rëndon asnjë akuzë për ndonjë vepër kriminale.

Shkrimi i fshirë i BILD

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vini: 10/02/2023 19:42

    Po keto budallenj jane flasin kot

    Përgjigju
  • Eri: 10/02/2023 19:23

    E kane fshire se e dine se cfare budalliku kishin shkruajtur.Pa fakte pa asgje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?