Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot emërimin e Visho Ajazit si ambasador të Shqipërisë në NATO.
Visho Ajazi Lika, ish-drejtor i SHISH, pason në këtë detyrë Leonard Demin i cili u lirua nga detyra e ambasadorit në 5 dhjetor. Po sot, Meta ka dekretuar edhe Albana Dautllarin si ambasadore të Shqipërisë në Strasburg. Kurse Igli Hasani do jetë ambasador pranë OSBE në Vjenë.
Ambasadorët e dekretuar nga Meta:
Visho Ajazi Lika - Ambasador në NATO
Albana Dautllari- Ambasadore në Strasburg
Igli Hasani - Ambasador pranë OSBE në Vjenë
(Dekreti për emërimin e Visho Ajazit ambasador në NATO)
(Igli Hasani ambasador i ri në OSBE)
(Albana Dautllari, ambasadore e re e Shqipërisë në Strasburg)
Visho Ajazi Lika ka mbajtur për pesë vjet detyrën e drejtorit të SHISH. Ai u dorëhoq nga ky funksion në nëntor të këtij viti, ndërsa menjëherë u propozua nga kryeministri Edi Rama si ambasador në NATO.
Edhe pse kreu i Shtetit ka dekretuar tashmë emërimin e Visho Ajazi Likës në postin e rëndësishëm diplomatik, një gjë të tillë nuk e ka bërë ende me propozimin e Ramës për drejtorin e ri të SHISH. Dy ditë më parë, Meta u shpreh. duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së Report Tv, se i duhet ende kohë për dekretimin e emrit të Helidon Bendos i propozuar nga kryeministri Edi Rama. “Do kemi në konsideratë një vendimmarrje të tillë të rëndësishme, e cila kërkon kohë. Presidenti duhet të jetë i bindur se një vendimmarrje përfundimtare siguron një institucion kaq të rëndësishëm të sigurisë kombëtare”, tha Meta.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com