Meta e kthen Presidencën në 'Call Center', emrat e drejtorëve dhe këshilltarëve që po organizojnë protestën me telefon

29 Shkurt 2020, 19:19| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 19:25

  • Share

TIRANE-Presidenti Ilir Meta në funksion të tubimit të 2 marsit në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' ka vendosur në dispozicion të organizimit të gjithë stafin e tij nga drejtorët te këshilltarët. Zëdhënësi i kreut të shtetit përmes një postimi në Facebook njofton bashkëatdhetarët, që sipas tij po vijnë nga SHBA dhe Europa drejt Shqipërisë për tubimin, që të kontaktojnë me telefon dhe email me drejtorët dhe këshilltarët e Presidentit për t'u njohur me detajet e protokollit.

Drejtori për Marrëdhëniet me Jashtë, Edvin Shvarc, këshilltarja për Çështjet Sociale Brunilda Paskali, këshilltari për Mbrojtjen Dedë Prenga, këshilltari për Emergjencat Civile Shemsi Prençi dhe këshilltari për Pushtetin Vendor Ylli Asllani janë disa nga ata që po merren me organizimin e tubimit, gjithmonë sipas njoftimit të zëdhënësit të Presidentit.

Postimi i zedhenesit te Presidentit Tedi Blushi

Komento

Komente

  • Ben Tironci: 29/02/2020 22:30

    E ka kthy Presidencen nje hale minjsh me Bari Shaqirin ne krye

    Përgjigju
  • Ilir: 29/02/2020 20:45

    2 Marsi... Nje verre ne uje

    Përgjigju
  • O tej: 29/02/2020 19:58

    O Mete po mer dhe ket temin din me organizu shume mire

    Përgjigju
  • Daku: 29/02/2020 19:49

    Po ku eshte me loqe president qe ka njohur bota... o matuf ... o i pafytyre qe kerkon ti poshterosh dhe neperkembesh shqiptaret per ti terhequr zvarre ne shesh ..pasi po ne ate shesh u vrane per bllokun tend... eshte mrie qe gjithe shqiptaret te vojne ne shesh dhe te terheqin ty zvarre njehere e mire per gjithe paudhesite qe ke bere ne kurriz te atyre dhe te Shqiperise ... streha e fundit e maskarenjve si ty eshte atdheu dhe patriotizmi... ke marr fund o koke dajre ... po kur do te krahasohet me skenderbeun ... hapu dhe ... hapu dhe ...

    Përgjigju
    • Lush berbali: 01/03/2020 06:48

      Dakord me Dakun. E vetmja gje qe mund te me nxjerre ne shesh ,eshte te protestoj kunder Ilir arit,hajdutit,njeriut me te poshter qe ka nxjerre Shqiperia. Po te kisha mundesi nuk do tua sekuestroja pronat,pasi dihet qe pronat e krimit nuk ka shqiptar qe i blen,por do t'i rrafshoja pertoke pa meshire. Kur ta shoh Ilir m..... ne pranga,do te filloj te besoj ne drejtesine e re. Ndryshe... E kote te protestoj.

  • vera: 29/02/2020 19:28

    VETEM LLUMI I KOMBIT MUND TI SHKOJE MBRAPA MALOKUT TE SKRAPARIT,,,,JO BALLI I KOMBIT,,,BALLI I KOMBIT ESHTE LARGUAR NGA SHQIPERIA DHE PUNON JASHTE …….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?