Foto ilustruese

Politikë

Meta e nis fundjavën energjik: Vallja e Tropojës të bëhet pjesë e UNESCOS-s

5 Tetor 2019, 12:02| Përditesimi: 5 Tetor 2019, 12:06

  • Share

Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se Vallja e Tropojës meriton që të promovohet dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s.

Teksa publikon një video nga koncerti recital i koreografit Skënder Haklaj, Meta thotë se është shumë bukur që të nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës.

Më pas ai shton se është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi.

MESAZHI I METËS

E ku ka më bukur se ta nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës dhe të tropojanëve fisnikë.

Shumë i lumtur të merrja pjesë dje në Koncertin recital “Me vallet më të bukura të Tropojës” të Mjeshtrit të Madh, koreografit Skënder Haklaj, ku askush nuk i rezistoi dot valleve e këngëve.

Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi.

Kcimi i Tropojës, kjo pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike, por dhe krenarinë e fisnikërinë e Alpeve tona, e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s.

1000 vjet valle TROPOJE!

 

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben Tironci: 05/10/2019 16:22

    Nuk kemi vetem Bole dashi Po kishim mangut por boleskrapari

    Përgjigju
  • Nje koke pa lare: 05/10/2019 14:44

    Kercen prifti nga belaja...!

    Përgjigju
  • Valltari: 05/10/2019 13:54

    Dridhe like me "valle" fabrike.O Liro cdo veprim e ke fallco duket hapur te gjithe e kuptojne ujkun me lekure delje.Mos dil ne ekrane te tv je bere lolo.

    Përgjigju
  • Ilir plehu: 05/10/2019 13:13

    KËRCEN DJALLI NGA FIMJANI O ilir komplet këllir. Një hajdut ordiner që Edi të vuri ty president se ashtu i leverdiste Edit. Po ti o ilir sje as për roje rushi o iliri këllufi.

    Përgjigju
  • edi: 05/10/2019 12:35

    Do ishte mire shoku kumandar presidenti me bastard ne historine e Shqiperise ,te kishe dhe kodoshin dhe vrasesin Kolegun tend plaku Dobic Berisha Dhe ky koreografi me mbiemer Haklaj do te gatuante edhe nje valle , per ato qe vrau dhe tradhetoi Berisha bashke me ty Kudo qe te shkosh ti Qen me dy baba nuk i shpeton Drejtesise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?