TIRANE-Pas rikthimit në detyrë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka shkuar zyrë. Koni pasi vlerësoi vendimin e kreut të shtetit për rrëzimin e dekretit, theksoi se pavarësisht kërkesës së Besa Shahinit për shkarkimin nga detyra, është i hapur për bashkëpunim me ministrinë e Arsimit për të çuar përpara reformën në Arsimin e Lartë. "Vlerësoj dekretin e Presidentit, mbrojti autonominë universitare. Kam zhvilluar një takim me Presidentin dhe i kam paraqitur me shkrim argumentet lidhur me pretendimet e ministres. Kolegët më mbështesin në cdo hap. Nga ana ime nuk do të ketë asnjë ngërç, jam i hapur për bashkëpunim me ministrinë e Arsimit" tha ai.
Pak javë më parë Koni u pezullua nga detyra nga ministrja Besa Shahini pas paralajmërimit nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë në fillim të muajit Prill se rektori nuk ka mbajtur përgjegjësitë që i takojnë në raport me problemet e studentëve. Në vendin e tij, Shahini komandoi Bernard Dostin, që ishte zëvendës rektor.
Por dje, Meta rrëzoi kërkesën për shkarkimin e tij, ndërsa tashmë pritet se cili do të jetë qëndrimi i ministrisë dhe qeverisë. Rrëzimi i kërkesës për shkarkimin e Konit është vendimi i disatë i Presidentit kundër qeverisë, pasi më parë ka rrëzuar vettingun në policinë e shtetit, ligjin për Teatrin, Tatimin për të Ardhurat, Noterinë dhe Kadastrën.
Komente

Meta e beri mire... Mos doni ti jepni dhe ketij qypit ca miliona si i dhame fullanit? Me kta lojra politike shqiperia paguan 3 administrata paralel Pse nuk behet nje ligj per nenpunsin shtetror ku nuk duhet te jete pjese e asnje partie dhe te shkruhet qarte sesi pushohet nga puna Apo dhe kjo qeveri si tjetra perdor administraten per vote
PërgjigjuKy palo president do haje koken e tij shume shpejt nga SPAK,mos u merzit Like se e ke trash shume zullumin e do thyesh qafen,cdo gje e ka nje fund.
PërgjigjuKy president mbrapshtan e primiti,intaxhi e ziliqar I paditur, opozitar i natyrshem perkrahes I gruas dhe partiakeve te tij personal, Me veprim te tilla po thellon percarjen opozite-pozite dhe po demton shume shtetin dhe popullin. Deri kur keshte?!rama eshte "f ajtor" qe e emroi" ket nivel per kete institucon shteteror.
Përgjigju