Sonila Bejtja dhe Ilir Meta

Meta emëron Sonila Bejtjen anëtare të 7-të të Gjykatës Kushtetuese

28 Dhjetor 2020, 19:53| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 20:14

  • Share

1609181639_1609181597BEJTJA.jpg

Presidenti Ilir Meta ka emëruar Sonila Bejtjen anëtare të 7-të të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka dërguar në presidencë emrin e juristes Bejtja pasditen e sotme, ndërsa Meta i ka dhënë "OK" pa humbur aspak kohë.

Njoftimi i presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta sot më datë 28.12.2020, ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e krijuar pas mbarimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Muçi, shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019.
 
Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimin nr. 66, datë 28.12.2020, ka vendosur miratimin e listës përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019, si më poshtë: 

1)    Sonila Bejtja        76.83 Pikë

Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë, e mbi të gjitha në mënyrë të qëndrueshme të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pa asnjë vonesë, me Dekretin nr. 11886, datë 28.12.2020, ka vendosur që:

-    Zonja Sonila Bejtja të emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Dekreti i Presidentit Meta


Lajmi kryesor:

Emërohet anëtari i 7-të i 'Kushtetueses'! Meta dekreton Sonila Bejtjen! BE: Përforcon funksionalitetin e Gjykatës! SHBA: Të mos ndalet puna deri në plotësimin e 9 vendeve


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?