Me rreth të kuq Xhevdet Troplini dhe Ilir Meta

Meta financoi firmën e Xhevdet Troplinit me 21 mln lekë nga fondi i shtetit

4 Mars 2020, 21:01| Përditesimi: 4 Mars 2020, 21:12

  • Share

TIRANË- Ditën e sotme Shqiptarja.com publikoi disa foto të presidentit Ilir Meta me trafikantin e drogës Xhevdet Troplinin (Poja), (sot subjekt i OFLS-së) të shkrepura në korrik të vitit 2017, megjithatë mesa duket njohja mes tyre ka qenë më e hershme. Firma "Ovital" me administrator Xhevdet Triplinin në 2016, (nga 2019 është pronar i saj) ka përfituar një fond prej 21 mln lekësh nga AZHBR, në kohën që Ministria e Bujqësisë drejtohej nga ministri i LSI-së, Edmond Panariti. Në inaugurimin ishte i pranishëm edhe Ilir Meta, në cilësinë e Kreut të Kuvendit, i cili vlerësonte investimin e kryer duke e konsideruar mundësi për rritjet ekonomike të vendit dhe duke e marrë si shembull suksesi për sipërmarrësit e tjerë.

"Kjo është rruga e një suksesi afatgjatë edhe për sipërmarrësit, edhe për vendin, por edhe për qytetarët tanë që kanë nevojë për produkte më cilësore dhe për vende pune më të qëndrueshme dhe më të mirëpaguara", shprehej Meta në atë kohë.

Gazeta TemA ka sjellë foto nga momenti i inspektimi i investimit të fondeve të marra nga shteti prej 21 mln lekësh ku krah Troplinit, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në 2006,  janë Ministri i Bujqësisë aso kohe, Edmond Panariti, ish- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Me rreth të kuq Xhevdet Troplini dhe Ilir Meta

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 07/03/2021 01:32

    Ku injorante président duhet te shkoj perpara drejtesise e nuk e kuptoj si SPAK e le akoma te livadhis. Ky, mona surrat kali, salqeni, lulka e shoket e tij duhet te marrin denimin maximum per te gjitha ato vjedhjet, pasurite dhe shkaterrimet qe i kane sjell Shqiperise. Ne 25 prill SHQIPERIA E SHQIPETAREVE dhe jo e ketyreve per tu pasuruar me shume e qe femijet e tyre te perfitojne me studime e qendrime ne Londer, Amerike o Europe. Zgjohu o popull boll keni vuajtur e duruar keta injorante qe ju kane pire gjakun per 30 vjet

    Përgjigju
  • Kthesa ariut: 05/03/2020 12:33

    Ngeli Poja ke leket e qeveris, Meta ja ka cuar me llogari bankare dhe nga ana tjeter ja ka marr me cant. Ja ku u pastruan dhe leket.

    Përgjigju
  • Panariti: 05/03/2020 01:26

    Une i kam bere te gjitha, por me urdher te Metes. Kam financuar me taksat e qytetareve bizneset e trafikanteve ge droges si Arber Kuicaj, Xhevdet Troplini, Klement Balili. I dhashe toke falas mbeses dhe dhenderit te Balilajve por ju betohem me urdher te Metes. Jam gati te deshmoje vetem me nje kusht, me coni te burgu i grave.

    Përgjigju
  • One: 04/03/2020 22:29

    Nuk ka nevoje te besh shume komente per kete. Edhe ate te kokaines ky e kishte financuar me fondet e shtetit. Problemi eshte se te gjithe keshtu jane. Nuk ka shprese per te ardhmen se korrupsioni dhe kriminelet kane kapur si kancer gjithcka. Ka 30 vjet qe ndertohet kjo rrjete korrupsioni qe qellimisht u ndertua nga komunistet per te shpetuar veten. Kush iken nga ai vend shpeton te ardhmen e femijeve te vet dhe kush rri e lufton sakrifikon te ardhmen e femijeve te vet por mbase shpeton ate te brezave qe vijne.

    Përgjigju
  • O tej: 04/03/2020 22:26

    Po tani o kegen Mete cfar ke per te thene?

    Përgjigju
  • vasil: 04/03/2020 21:24

    pse i prishet interesi ilirit te ngrihemi ne protest hajduti nr 1 esh qe duhet varur para popollit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?