Presidentja e Kroacisë  Kolinda Grabar-Kitaroviç, në qytetin e Krujës

Kronikë

Meta fton presidenten kroate të vizitojë Krujën, Kitaroviç ulet në karrigen e Skënderbeut

20 Korrik 2018, 15:51| Përditesimi: 21 Korrik 2018, 10:13

  • Share

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, në ditën e tretë të qëndrimit në vendin tonë me ftesë të Presidentit Meta, nuk mund të largohej nga Shqipëria pa vizituar edhe qytetin e lashtë të Krujës, kalanë e famshme dhe pazarin e vjetër të qytetit.

Gjatë kësaj vizite shtetërore të kreut të shtetit kroat, që përkon edhe me Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Presidentja Grabar-Kitaroviç, duke vizituar muzeun e Krujës, vuri në dukje lidhjet e hershme historike e të miqësisë me dy vendeve dhe popujve, duke nënvizuar sidomos faktin mjaft domethënës se Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti dhe i biri, Gjoni, u shpallën “Qytetarë Nderi” të Republikës së atëhershme të Raguzës (Dubrovniku i sotëm).

Presidentja Grabar-Kitaroviç u njoh më nga afër me historinë e kryeqendrës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, si dhe me zakonet, traditat dhe punimet artistike të banorëve të zonës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?