Nga qelia e paraburgimit, Ilir Meta bën thirrje për të votuar kandidatin e Partisë së Lirisë në Durrës, Adriatik Hoxhën. Sipas kreut të PL, Hoxha, një emër i madh i atletikës kombëtare, do të jetë një zë i fuqishëm në Kuvend për sportin, shëndetin dhe të rinjtë e vendit.
“Mjeshtër i Madh i Sportit” e shumë e shumë vlerësime të tjera, tërësisht të merituara të këtij personaliteti, i cili është tashmë jo vetëm kandidati ynë në listën e koalicionit “ PD – ASHM” për Durrësin, por njëkohësisht edhe do të jetë një zë shumë i fuqishëm në Kuvendin e ardhshëm për sportin, për shëndetin, për të rinjtë dhe për Durrësin, një zë që për fat të keq ka munguar deri tani.”, shkruan Meta.
Meta thotë se me fitoren e tyre më 11 Maj, do ta bëjnë Durrësin sërish madhështor, pasi deri më tani është grabitur nga qeveria. Ai shton se Adriatik Hoxha është kandidati i duhur për Durrësin.
“Gjatë këtyre viteve, interesat e durrsakëve janë dëmtuar shumë rëndë si kurrë më parë, duke mos kursyer Portin më të madh të vendit, vlerat arkeologjike mijëvjeçare dhe bregdetin. Është e pa mundur sot të gjesh një fushë publike sportive në Durrës, ku fëmijët e durrsakëve të luajnë pa paguar leke.”, shprehet kreu i PL.
Postimi i plotë:
Është vërtet një kënaqësi e veçantë të shpreh përkrahjen time më të fortë për kandidatin tonë të shkëlqyer, për kampionin e vlerave të qytetarisë durrsake, Adriatik Hoxhën.
Ky emër i madh i atletikës tonë kombëtare, i sportit të Durrësit në mënyrë të veçantë, por edhe atij kombëtar. Dhjetra herë kampion absolut i vendit, 22 herë rekordmen kombëtar, fitues i shumë medaljeve të arta, të argjendta në aktivitetet ndërkombëtare, ku ka ngritur flamurin Kuq e Zi. Pjesëmarrës në lojrat Olimpike të Londrës 2012, duke përfaqësuar Shqipërinë. “Mjeshtër i Madh i Sportit” e shumë e shumë vlerësime të tjera, tërësisht të merituara të këtij personaliteti, i cili është tashmë jo vetëm kandidati ynë në listën e koalicionit “ PD – ASHM” për Durrësin, por njëkohësisht edhe do të jetë një zë shumë i fuqishëm në Kuvendin e ardhshëm për sportin, për shëndetin, për të rinjtë dhe për Durrësin, një zë që për fat të keq ka munguar deri tani.
Durrësi është qyteti dhe qarku më i grabitur nga "Rilindja" dhe Edi Rama dhe me fitoren e 11 Majit, do të kthehet në qytetin madhështor që meriton të jetë. Gjatë këtyre viteve, interesat e durrsakëve janë dëmtur shumë rëndë si kurrë më parë, duke mos kursyer Portin më të madh të vendit, vlerat arkeologjike mijëvjecare dhe bregdetin.Është e pa mundur sot të gjesh një fushë publike sportive në Durrës, ku fëmijët e durrsakëve të luajnë pa paguar leke.
Ndaj Adriatik Hoxha me këmbënguljen, ndershmërinë dhe qytetarinë e tij, do të jetë pikërisht ai që i duhet Durrësit, sot më shumë se kurrë për të mbrojtur kauzat dhe ngritur problemet e shumta me qëllimin final për ti kthyer këtij qarku madhështinë që ai meriton.
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë
VOTO ADRIATIK HOXHA – Qarku Durrës
Komente
