Meta paralajmëron 'pranverën shqiptare' me një mesazh të koduar: Në 2 mars ejani vetëm me flamurin kuqezi

22 Shkurt 2020, 08:58| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 12:15

  • Share

TIRANE-Presidenti Ilir Meta gjen një tjetër arsye që sipas tij shqiptarët duhet t'i përgjigjen thirrjes për t'iu bashkuar në shesh në datë 2 mars. Arsyeja është raporti i MONEYVAL, që Shqipëria e fut sërish në listën gri të pastrimit të parave. Kreu i shtetit thotë se Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare, prandaj kërkon popullin në shesh, sipas tij për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike.

"Të dashur qytetarë! Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim. Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin. Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare. Bashkë për Kushtetutën! Bashkë për Shqipërinë" shkruan Meta.

Pak ditë më parë Ilir Meta njoftoi se në 2 mars do të zbresë nga Presidenca për të dalë në shesh në një protestë kundër qeverisë, pasi sipas tij me lëvizjet për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese po bën grusht shteti. Të hënën, tha ai dje, do të depozitojë në SPAK një kallëzim për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ora 12:09
Mesazhi i koduar para tubimit, Meta paralajmëron 'pranverën shqiptare'


E ndërsa vijon deklaratat dhe thirrjet për qytetarët për protestën e 2 marsit, sot në Facebook Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto mes mimozave, por me mbishkrimin “Pranvera po vjen”, një paralelizëm i kreut të shtetit me pranverën arabe që solli lëvizjet revolucionare me protesta.

Ora 12:06
Thirrjet për protestën! Meta: Le ta dëgjojë e gjithë bota, ejani vetëm me flamurin kuqezi


Presidenti Ilir Meta ka postuar një tjetër mesazh në Facebook lidhur me tubimin e 2 marsit. Ai u kërkon qytetarëve që të shkojnë vetëm me flamurin kuqezi dhe jo të partive, ndërsa ka edhe një mesazh për ndërkombëtarët që të dëgjojnë se 'Shqipëria është kthyer 30 vite pas'.

"Të dashur qytetarë! Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t'u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:
Për kushtetutën!

Për shqipërinë!

Jo grushtit të shtetit!

Jo shpopullimit!

Të gjithë të barabartë para ligjit!

dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e shqiponjave:

Liri demokraci!

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi!

Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time" shkruan Meta.

Komento

Komente

  • Tony Elbasani: 24/02/2020 08:08

    Ai është ngatërruar përsëri. Dha një datë të gabuar për pranverën shqiptare. Shtë në mes të marsit jo më 2 mars. Por Rama ka më shumë për të festuar!

    Përgjigju
  • Mikel paluca: 23/02/2020 05:03

    O i sëmur psiçik, o korona virus, po kaç i çmendur je sa mendon se të ndjk njeri pas!!!!! Po si ka mundesi çë ky popull çë e rrjpet duke e vjedhurtë vi pas teje o flori...vjedhes..

    Përgjigju
  • Iris: 23/02/2020 02:45

    jo lavatrice parash /OK per lavatrice florinjsh.

    Përgjigju
  • Tironci: 22/02/2020 23:52

    VAZHDIMI I " VETEM FLAMUJ KUQ E ZI" ESHTE " JA VDEKJE JA LIRI"" POR PER KTE ESHTE VEC "BURG"... KY ESHTE NJE NGA FYTYRAT E SE KEQES SE KOMBIT SHQIPTAR...

    Përgjigju
  • Ema: 22/02/2020 19:10

    O popull rrini larg tubimeve se me kte virus qe ka zen boten nuk behet shaka

    Përgjigju
  • edi: 22/02/2020 15:56

    OH shoku kumandar Komunisti i kuq nga koka tek Kembet Po si the qe te sjellin dhe Fotot e Enverit Sje burre ,ke dale jashte vijes se Partise

    Përgjigju
  • xxx: 22/02/2020 14:14

    Te iku truri o Like hajduti. Te pret burgu ske faj, ta qaj hallin.

    Përgjigju
  • LSI: 22/02/2020 14:05

    Ejani ne shesh dhe mos harroni bllokun me vete, vetem 20% dua nga ju qytetare te nderuar, Rama nuk po na lejon te vjedhim si ne kohen e Berishes.Mona do jete para dhe ju mbrapa saj deri ne vdekje.Nuk do kete me varferi se kam akoma disa nga kallepet e floririt qe vodha ne Kerrabe.Rrofte LSI Respekte Like Floriri

    Përgjigju
  • Koli: 22/02/2020 13:44

    Sa rende qenka legeni! Po presidenti do flasi ne miting se nuk po e marim vesh. Apo oburra vrituni ju per parate e mia. Ik o Like terhiq ndonje vize bashke me ata qe te shoqerojne po nuk je ti halabak dhe hajdut dhe kriminel per te vendosur per fatin e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Eri: 22/02/2020 13:19

    Do vi me kater veta! me cerek kile flori jemi te kenaqure!!!

    Përgjigju
  • tori: 22/02/2020 13:13

    ta marim bllokun me vete o like?

    Përgjigju
  • Begu: 22/02/2020 12:53

    vertet je shume"patriot" vec me shume je hajdut, dhe per te shpetuar nga ndeshkimi, je dakort te kallesh Shqiperine.

    Përgjigju
  • A...Zh: 22/02/2020 12:26

    Mooooos, sa me pelqenin mimozat! Por jo me, te pakten kete pranvere!

    Përgjigju
  • Zani: 22/02/2020 12:12

    Likja HAJDUTI nga Skrapari do ndaloj “Pastrimin” e PARAVE , por qé né PROGRAMIN e Partisé sé tij KRRIMINALE , VJEDHJEN dhe KORRUPSIONIN SHTETÉROR e ka PRIORITET té paré !!! HAJDUTI me FAMÉ BOTÉRORE qé e ka mbushur Presidencèn me PALO Jurista HAJDUTÉ dhe KOKÉRRJEPURA té URRYER dhe té PÉSHTIRÉ !!! VDEKJE VDEKJE VDEKJE e ORGANIZATÉS MAFIOZE dhe KRRIMINALE té LSI HAJDUTÉRISË dhe LSI PLAÇKITJES sé SHQIPTARÉVE

    Përgjigju
  • Shqiptar: 22/02/2020 11:55

    Jam i bindur se Ilir Meten e pret nje burgun i gjate dhe torturues. Hajde gezuar gjithe Shqiptareve kudo ndodhen

    Përgjigju
  • Mali: 22/02/2020 10:51

    Ti e din mire se nese hiqesh edhe mund te perfundosh ne burg, ne fakt nuk eshte normale nese nuk vdes ne burg me gjith ate qe ke vjedhur, jo vetem Ti normalisht.

    Përgjigju
  • Mond Haxhipjerdhuri: 22/02/2020 10:40

    Ahh ti mor lumemadh ... Ke ikur per Lesh e Li ... Po ti me gjithe familjen tende hajdute cfare keni bere drei tani... Nga trafik i organizuar droge, Grafik njerezish, organizim vrasjesh dhe grupesh te armatosura ne funksion te politikes tende te vjedhjes , dhe drei tek pastrimi i parave...

    Përgjigju
  • flori 24 K: 22/02/2020 10:09

    Hankshit kokat ishallah

    Përgjigju
  • Maliqi: 22/02/2020 10:06

    Behu gati te te terheqin zvarre ty te parin per pastrim parash

    Përgjigju
  • 007: 22/02/2020 10:05

    E harrove videon e te ndjerit Dritan Prifti Z. President?

    Përgjigju
  • Lush berbali: 22/02/2020 09:58

    Nuk ke faj o Ilir m.... I ndjeri Dritan vdiq. Kush t'i numeron me eurot si dikur. Atehere po.Kishte lezet.Te vinin milonat vuuuu.Ti as i numuroje fare.I merrje si te ishin.Te pastra,te papastra. Lavatriçe kishe vetem ti. Tani s'ke faj,po plas nga inati. Nuk do qe dikush tjeter te kete lavatriçe. Kishte lezet me Berishen.4 deputete 10 ministri.Lavatriçja ne pune dite e nate. E linden guroret e gureve ne fillim,te mermerit me pas,te albpetrolit,te ngjyrosjes se naftes,te kolaudimit te makinave,te patentave,te hidrocentraleve ,linden vilat e Lalzit e keshtu me radhe. Perse te mos te te mbeshtesin shqiptaret ??! Kush e ka mbrojtur me mire se ti ,kushtetuten ? Vetem nje ndryshim kemi. Kushtetuta jote eshte kushtetute hajdute,ndryshe nga ajo e shqiptareve. Shqiptaret ,pa ty ,e shume si ti,do te jetonin sot jo ne vila,por te pakten ne shtepi normale. Por,ua vodhe ti pasurine. Sot po dridhesh kembesh e bythesh,ndaj fton te vjedhurit te mbrojne hajdutin. Je i madh...mendon se shqiptaret do ta hane prap sapunin per djathe. S'ke faj ,ke 30 vjet qe mashtron e te besojne. Pse te mos e provosh perseri ?!!!!!

    Përgjigju
  • Andoni: 22/02/2020 09:45

    Ai harroi edhe 2 arsye të tjera: do të duhen para për fëmijët e tij që studiojnë në shkollën më të shtrenjtë në Angli dhe vila e tij në Lalzit është shumë e vogël. Njerëzit më 2 Mars duhet të mbledhin dhurime për ju atë! Paga e tij zyrtare nuk është e mjaftueshme për të paguar faturën e tij të energjisë!

    Përgjigju
  • Emi: 22/02/2020 09:33

    Mos ban si un por ban sit te tham un.

    Përgjigju
  • HAJDUTI BËRTET: 22/02/2020 09:31

    Hajduti me bllok në dor gërthet : kapeni hajdutin kapeni në një koh që ky është kryehajduti numur 1. E ky mendon se populli e do. O sa qesharak është ky paçavure njeri.c

    Përgjigju
  • Hhh: 22/02/2020 09:28

    Ik o pall.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?