Një raport i parikuperueshëm duket ai mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. Vulën ia vuri sonte në “Frontline” në Report Tv vetë Ilir Meta i cili i ktheu përgjigje duke e quajtur "mashtrues dhe legen". Mllefi i Metës nuk ndalej, pasi e quajti Bashën legen 6 herë rrjesht.
“Bashës do t’i përgjigjem. Unë Bashës do ti përgjigjem me atë që i ka thënë një koleg ish deputet i shpallur non grata edhe me ndihmën e Bashës dhe Ramës, i cili quhet Aqif Rakipi. Edhe unë u përpoqa para 6-7 vjetësh që t’i pajtoja, sepse mendoja se opozita duhet të ishte më e unifikuar, por Qifja tha më kërko ç’të duash kam respekt për doktorin, për ty, por për atë mashtruesin për atë legenin mos më fol më se kjo punë ka mbarua. Ja kam thënë në sy dhe ka ulur kokën. I thashë ti je legen se asnjë nuk e di në Shqipëri emrin e babës tat por të vjehrrit, sepse asnjë në Shqipëri nuk e di emrin e vëllai tat por të kunatit tat.”
Lajmi kryesor:
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
B.K/ReportTv.al