Politikë

'Ujë! Ujë! Ujë! Shpejt, se u dogj lumi!' Meta 'i dehidratuar' në konferencë, piu tre shishe

2 Korrik 2019, 13:21| Përditesimi: 2 Korrik 2019, 20:10

  • Share

Presidenti Ilir Meta teksa sot mbajti një konferencë për shtyp, në të cilën këmbënguli se zgjedhjet do të mbahen më 13 tetor dha edhe lajmin se në atë datë do mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, por edhe të vetë Presidentit. Mirëpo, në konferëncë, aty ku qëndroi 60 minuta nuk kaloi pa u vënë re ky detaj. Për gjithë intervalin kohor, Meta piu plot tre shishe me ujë.

Vazhdimisht pas pyetjeve të drejtuara nga gazetarët në lidhje më dekretet dhe deklaratat e tij, ai dukej të pinte nga një gotë ujë. Vetë situata e krijuar në vend, por edhe ditët e plazhit mund edhe ta kanë dehidratuar Presidentin. Situatën u komentua dhe ironizua edhe në rrjetet sociale, teksa Ilir Mborja shkruan "Ujë! ujë! po digjet lumi!..Gazetarët e pranishëm në konferencën e sotme të shtypit të Ilir Metës, i cili s'kishte të ngopur me ujë, në një moment, kanë dëgjuar Tedi Blushin t'u thërriste i alarmuar vartësve:

"Ujë! Ujë! Ujë, shpejt, se u dogj lumi!"... Kryekamarieri i Presidencës, Blushi, iu justifikua kamarierëve dhe atyre që e dëgjuan se ka dashur të thotë "lumëmadhi", por nga nxitimi i emergjencës, si edhe se vartësit e kuptuan se ku kishte rënë flaka, ka thënë vetëm gjysmën e parë të cilësorit... "S'ka asgjë për të qeshur dhe sigurisht, as për të qarë! " - sqaroi ai ata që nuk e mbanin dot gazin e lotët nga ky episod..."

Komento

Komente

  • XXX: 02/07/2019 21:38

    Ky paska ik per lesh fare...

    Përgjigju
  • Bir nona bir: 02/07/2019 14:10

    Mbas Neritan Cekës për tu çmendur e ka rradhën Ilir Floriri Meta

    Përgjigju
  • ....: 02/07/2019 13:37

    sa gjynaf i shkreti, eshte cmendur fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?