Meta i dekoroi dy ditë më parë, por në ceremoninë e vëllezërve Frashëri nuk ishte asnjë i afërm apo i largët i tyre

23 Gusht 2020, 12:45| Përditesimi: 23 Gusht 2020, 15:48

  • Share

Dy ditë më parë presidenti Ilir Meta u ndal në Përmet aty ku me Dekoratën e Flamurit Kombëtar dekoroi vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri. Këto dekorime Meta i bëri me pretendimin 'për kontributin e pazëvendësueshëm në zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe Rilindjes kulturore e letrare, në shërbim të mbrojtjes së territoreve shqiptare dhe luftës për Pavarësinë e Shqipërisë'.

Por nga një hulumtim evidentohet fakti që në dekorim nuk ka patur asnjë të afërm të vëllezërve Frashëri, qoftë edhe të largët. Burime pranë familjes dhe pasardhësve të Frashërllinjve, bëjnë me dije se asnjë familjar a pasardhës nuk ka marrë në dorëzim dekorarat.

Në ceremoninë e dekorimit, dy ditë më parë, ishin kryetarja e bashkisë së Përmetit dhe dy persona të tjerë, të panjohur.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dekorata prej alumini: 24/08/2020 12:56

    O president, boll me keto dekorime perej alumini, po vjen verdalle neper shqiperi duke shprendare dekorata, dhe as vete nuk e di kujt ja dorrezosh keto dekorata pa vlere (dokoratat ja vare naimit ne qafe, humor i bukur per presidencen). Me e keqja jote eshte demi qe po i ben fondeve publike pasi po karxhon karburant me shumice, merr dieta dite e nate ti dhe shoqeruesit e tu. Nder i ben shqiperise duke qendruar ne presidence pasi kursen shperdorimin e taksave te shqiptareve qe te mbaje ty ne pune me gjithe sojin dhe sorollopin tat.

    Përgjigju
  • Nogu: 23/08/2020 16:57

    Clidhje ka nje bektashi super hajdut she ordiner si Ilir Meta me Bektashinjte e ndritshem Frasherllij... Ky derdimeni shkon e dekoron pa lidhje, vellezerit e ndritshem Frasheri, nderkohe qe populli dhe institucionet e shtetit ja kane dhene dekoratat qe prej nje shekulli...I shkreti hajdut i Cepanit... Shpreson she do shpetoj nga mallkimi duke bere qoka te tilla...hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?