Meta i jep dekoratën 'Nderi i Kombit' Prof.Dr. Panajot Bogës: Shembull frymëzimi për gjeneratat e reja të mjekëve shqiptarë

29 Shtator 2020, 16:21| Përditesimi: 29 Shtator 2020, 16:25

  • Share

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka nderuar ditën e sotme me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” Prof.Dr. Panajot Bogën. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit ka vlerësuar maksimalisht kontributin e dhënë nga profesor Boga në fushën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë shqiptare.  

"Kënaqësi e veçantë të vlerësoja me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” një prej kolosëve të mjekësisë sonë, Prof.Dr. Panajot Bogën, emblemën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë shqiptare, kirurg dhe shkencëtar i përmasave europiane.

Duke lënë pas një trashëgimi të vyer dhe të respektuar nga të gjithë, Prof.Dr. Boga është një shembull frymëzimi për bashkëpunëtorët dhe kolegët e tij, veçanërisht për gjeneratat e reja të mjekëve shqiptarë, si modeli i kirurgut unikal, i cili punoi deri në moshën 87-vjeçare, me përkushtim dhe humanizëm të rrallë në shërbim të njerëzve në nevojë", tha Meta.

Ortopedi i njohur Panajot Boga u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare në 7 qershor të këtij viti. Titulli u mor nga bashkëshortja e tij.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 29/09/2020 19:48

    Metmut hajdut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?