Foto nga ceremonia

Meta i jep titullin 'Mjeshtër i Madh' Ferid Rragamit e Vildan Tufit: Të edukojmë të rinjtë me dashurinë për sportin për ta mbajtur larg veseve

2 Qershor 2020, 13:57| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 14:09

  • Share

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin “Mjeshtër i Madh” dy figura të spikatura të sportit shkodran dhe atij kombëtar, futbollistin e shquar Ferid Rragami, si dhe atletin e trajnerin e mirënjohur, Profesor Vildan Tufi.

Në ceremoninë e organizuar në Institucionin e Presidentit të Republikës, Kreu i Shtetit i akordoi Titullin e lartë Rragami me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e madh të dhënë në futboll, si një nga futbollistët më të shquar të ekipeve ‘Vllaznia’, ‘Partizani’ dhe Ekipit Kombëtar. Mesfushor energjik, elegant dhe mepersonalitet të veçantë në fushën e blertë, i cili falë edhe aftësive të tij fizike e teknike, arriti rezultate të shkëlqyera sportive në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Ndërsa Prof.Tufit, Titulli iu akordua me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për rezultatet e larta dhe kontributin shumëvjeçar si atlet e trajner kampion në sportin e atletikës, veçanërisht në garat e kërcimit së gjati, trehapësh, garat e shpejtësisë dhe 10-garësh. Pasioni dhe profesionalizmi i tij do të mbeten një shembull i çmuar në përgatitjen dinjitoze të atletëve elitarë dhe frymëzim për kampionët e ardhshëm të atletikës tonë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”.

Në fjalën e Tij përshëndetëse, Meta shprehet se ky vlerësim i sportit është edhe një mesazh për të rinjtë, të cilët ditët e sotme janë shumë të ekspozuar para veseve. "Kjo është shumë e rëndësishme në kohët e sotme, kur të rinjtë dhe fëmijët tanë janë mjaft të ekspozuar para shumë rreziqeve sociale dhe veseve, ndaj dhe mënyra më e mirë që ne të jemi pranë tyre është t’i angazhojmë me sportin dhe t’i rrisim me dashurinë për të", tha Meta.

Pas marrjes së titullit, Ferid Rragami falenderoi Kreun e Shtetit për vlerësimet koherente të Tij ndaj figurave të shquara të futbollit shqiptar. Ndërsa, Profesor Vildan Tufi do të deklaronte gjatë ceremonisë: “Falënderoj Presidentin e Republikës, për konsideratat për sportin. Në të ardhmen ashtu si sot, uroj që të jenë më dhjetëra sportistët e trajnerët, që e vlerësojnë sportin për jetën dhe kontribuojnë për klubin e tyre dhe për Shqipërinë tonë!”, - tha Tufi.

Deklarata e plotë e presidentIt Ilir Meta
Është një privilegj dhe përgjegjësi e veçantë të nderoj vazhdimisht figura të shquara tës portit shqiptar, kontributet e jashtëzakonshme të të cilëve janë pjesë e trashëgimisësë kulturës sportive, por edhe të krenarisë sonë kombëtare. Kam kënaqësinë të vlerësoj me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, dy sportistë dhe kampionë mjaft të njohur nga Shkodra, qyteti që i ka dhënë aq shumë sportit shqiptar dhe që një vit më parë festoi 100-vjetorin e krijimit të Klubit Sportiv ‘Vllaznia’. Kam kënaqësinë të nderoj Ferid Rragamin, futbollistin legjendar, të suksesshëm e dinjitoz, mesfushorin e gjithanshëm dhe të talentuar të Vllaznisë, Partizanit dhe ekipeve Kombëtare, lojtarin, që do ta donte çdo skuadër e madhe.

Rragami është dalluar për inteligjencën, forcën, harmoninë, për frymën e ekipit që ai rrezatonte me lojën e tij në fushën e blertë. Ferid Rragami ka luajtur me shumë sukses me ekipin Kombëtar në shumë edicione të rëndësishme ndërkombëtare, jo vetëm në Poloni, por edhe në shumë ndeshje të tjera, ku Kombëtarja jonë ka arritur të fitojë apo ka arritur të jetë e barabartë me ekipet më të mëdha të kohës përfshirë edhe Gjermaninë apo Belgjikën. Ferid Rragami ka qenë gjithmonë i angazhuar në promovimin cilësor të sportit të futbollit dhe edukimit fizik, duke frymëzuar dhe trajnuar edhe shumë të rinj dhe fëmijë.

Më ketë rast dua të falënderoj të gjithë mësuesit, trajnerët e drejtuesit e futbollit ndër vite, të cilët kanë prodhuar futbollistë të nivelit të lartë cilësor dhe kanë kontribuar me rezultatet e arritura për sukseset më të mira në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Futbolli shkodran gjithashtu sot ka nevojë të vlerësojë më mirëhistorinë e tij të lavdishme dhe unë besoj e uroj se Shkodra e ka potencialin e duhur për t’u rikthyer në majat më të larta të futbollit si dikur.

Njëkohësisht sot është një privilegj për mua të vlerësoj Profesor Vildan Tufin, rekordmenin dhe kampionin e palodhur të atletëve elitarë shkodranë, por edhe të përfaqësueses tonë për gjithë këto dekada, pasi Shkodra, përveç futbollit është qyteti, që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e atletikës dhe të shumë disiplinave të saj. Profesor Vildan Tufi si trajner është fitues i 80 medaljeve në aktivitetet kombëtare.

Atletët e tij kanë përmirësuar 110 rekorde kombëtare të moshave të ndryshme. Ata kanë fituar 24 medalje në aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare, nga të cilat 8 medalje të arta. Sportistët e tij janë kampionë të njohur të atletikës si: Izmir Smajlaj – Kampion Evrope dhe Kampion Ballkani në kërcimin së gjati (8.08m);

Vera Bregu – Kampione Ballkani e medalje Ari në kupën e Evropës (kërcim së gjati e trehapësh);
Admir Bregu – Kampion Ballkani në (kërcim së gjati),

Megjithë vitet e tij, profesori Vildani,punon çdo ditë me atletët e rinj dhe nuk ndahet asnjëherë nga atletika, sporti që ai e dashuron aq shumë. Sporti është një aktivitet i madh shoqëror e njerëzor dhe siç ka thënë i madhi Pele’, legjenda braziliane e futbollit: ‘Sa më e vështirë fitorja, aq më e madhe lumturia e fitores’! Sporti u mëson të rinjve tanë si të realizojnë sfidat, i mëson të forcojn karakterin dhe disiplinën, i ndihmon ata për të përballuar vështirësitë në jetë dhe për të qenë gjithmonë optimistë për të ardhmen. Në çdo sport, kur punohet me pasion, seriozitet e profesionalizëm, na jep një emër të nderuar brenda dhe jashtë vendit, na bashkon zemrat e mendjen dhe mbi të gjitha na forcon shëndetin, por edhe na rrit krenarinë tonë kombëtare.

Si President i Republikës do të vazhdoj të jem gjithnjë i përkushtuar, jo vetëm në vlerësimin e personaliteteve të sportit tonë, por në veçanti në nxitjen e të gjithë këtyre personaliteteve, për të mos u shkëputur kurrë nga të rinjtë dhe fëmijët, për t’i ushqyer dhe edukuar ata, me dashurinë për sportin. Kjo është shumë e rëndësishme në kohët e sotme, kur të rinjtë dhe fëmijët tanë janë mjaft të ekspozuar para shumë rreziqeve sociale dhe veseve, ndaj dhe mënyra më e mirë që ne të jemi pranë tyre është t’i angazhojmë me sportin dhe t’i rrisim me dashurinë për të.

Edhe një herë mirënjohjen më të thellë të dy legjendave, Ferid Rragamit dhe profesor Vildan Tufit! Suksese dhe mbarësi!” Pas marrjes së titullit, Ferid Rragami falenderoi Kreun e Shtetit për vlerësimet koherente të Tij ndaj figurave të shquara të futbollit shqiptar. Ndërsa, Profesor Vildan Tufi do të deklaronte gjatë ceremonisë: “Falënderoj Presidentin e Republikës, për konsideratat për sportin. Në të ardhmen ashtu si sot, uroj që të jenë më dhjetëra sportistët e trajnerët, që e vlerësojnë sportin për jetën dhe kontribuojnë për klubin e tyre dhe për Shqipërinë tonë!”, - tha Tufi.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/06/2020 03:47

    Jam dakord me ju /MASHKULLORI/ ,veshja duhet te jete klas kostum ,kollare ,kemishe jo me kuadrate,jo atlete,jo denim,jo kapele sportive,dhe kjo duhet te vleje per te gjitha zyrat e rendesishme si dhe pritjet perfshi ambasadat,edhe femrat duhen te vine jo me flip-flops,shapka,fustanet duhen serioze ,jo sikur do shkojne ne pazar o kinema.Ky rregull te jete e per mediat,se duket e ulet kur ti je me frak e reporter I medias te vjen me xhinse,por menyra e paraqitjes se kerkuar duhet te perfshihet ne ftese.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 02/06/2020 16:49

    Edukimi jot o hajdut eshte 7% o rrace e poshter o familje mafioze.

    Përgjigju
  • Mashkullori: 02/06/2020 15:20

    Urime sportisteve Shkodrane,te shquar ne sported e tyre,per kontributin e dhene ne futboll dhe atletike! Kam nje verejtje serioze per protokollin qe ndjek presidenca ne ceremonine e dhenies te keti tituli shime te larte: Te hysh ne presidence duhet nje paraqitje serioze dhe jo me te vleresohesh me nje titull te tille.Kur behet ftesa per ceremonine duhet te jepet dhe porozija e paraqitjes serioze,dhe jo sikur sapo ke lene punen… Turp edhe per nivelin e asaj presidence,e cila nuk njeh dhe zbaton kete solemnitet: Presidenti mund te beje te tilla takime vetem ne nje shetitje rastesore por jo ceremonial.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?