Meta i kërkon llogari Ramës për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon: Athina po bën veprime të njëanshme, ju çfarë plani keni? (LETRA)

31 Gusht 2020, 17:33| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 19:51

  • Share

TIRANE-Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një shkresë kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar informacion zyrtar mbi veprimet e qeverisë në lidhje me cështjen e kufirit detar me Greqinë.

 Kreu i shtetit kërkon që të informohet mbi bisedat që ka zhvilluar me autoritetet greke, pas deklaratës së kryeministrit Micotakis se Athina do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon.

 Vendimin e Greqisë për t'u zgjeruar me 12 milje në detin Jon, Ilir Meta e cilëson si akt të njëanshëm.  Letra, të cilën e ka siguruar Report Tv, i është dërguar edhe kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. 

"Pak ditë më parë në parlamentin grek gjatë seancës së ratifikimit trë marrëveshjeve detare mes Greqisë me Italinë dhe Egjiptin, media ka raportuar për një deklaratë të kryeministrit të Greqisë zotit Micotakic sipas të cilit, ai u ka komunikuar qëndrimin e qeverisë greke lidhur me vendimin për zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje detare.

Duke pasur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dhe jo vetëm, që ka kjo cështje për Republikën e Shqipërisë dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj informacion të detajuar mbi;

Komunikimin që keni zhvilluar me kryeministrin e Greqisë dhe ose me zyrtarë të lartë të Greqisë për këtë cështje

Qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë edhe ato ndërkombëtare që mund të rrjedhin prej tij

Veprime që planifikohen të ndërmerren nga qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej këtij akti të njëanshëm të Greqisë" shkruan Meta. 

Por si u rikthye debati? Pak ditë më parë ishte kryeministri grek që deklaroi se Athina do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon dhe se për këtë kishte njoftuar edhe Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama reagoi duke u shprehur se zgjerimi me 12 milje është një e drejtë e Greqisë, që Shqipëria e ka ushtruar që në vitin 1990. Kjo ka shkaktuar debat në Shqipëri, teksa opozita ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk po bën transparencë.

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon dhe cështja e zonës ekskluzive ekonomike janë të ndara. Sa i përket të parës, Athina ka deklaruar se do të zgjerohet me 12 milje në Jon.

Ndërkohë që kjo, pra zgjerimi me 12 milje në Jon, sipas kryeministrit Edi Rama nuk ka të bëjë me vijën delimituese për zonat ekskluzive ekonomike, që ende nuk ka një marrëveshje dhe se negociatat kanë mbetur në vend pas ardhjes në pushtet të qeverisë Micotacis.

Edi Rama njoftoi se grupi negociator do të riformatohet.

Letra që Presidenti Ilir Meta i dergoi kryeministrit Edi Rama

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 01/09/2020 03:54

    Po fol more kumandar se je kycur brenda ne presidence Cfare mendimi ke Ti dhe shoket e tu kur e shitet detin Mesoje Edin cfare te beje dhe jo ti thuash CFARE PANI KE TI.Kur e firmoset Berisha ,Lulushi dhe Ti Meta a kishit plan apo jam skenderbeu i Skraparit ,Ti e mban mend por atehere ishe trashur si Derr i Goses ne Kavaje ,dhe u desh Kushtetuta apo nuk ishte e Kuqe Flake ,apo ishte e verdhe si Turini yt o Pis i Shkerllyer

    Përgjigju
  • ryka: 01/09/2020 03:33

    Po ku fytyre ti moj kurvē e degjeneruar ti kërkojsh llogari Rames a qe ti meSalehin dhe lul bythen qē bētē dhe firmoset maeveshjen me grekun pėr detin dhe e bete me daulle si njē gje tē rralle dhe tani ju qē dhjete mē mē pērpara po e hani tani. Ti je i pari qē duhet tēshkosh pas hekurave se të ështē derdhur kupa qē ti hapēsh rrugen Sales Lulit dhe Zenit. Presim me padurim spak qē tē fillojė punė nē shtator.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 01/09/2020 00:35

    Kerkesa e llogarise nga Meta nenkupton ate qe vazhdo z. Kryeminister se je ne rrugen e duhur.

    Përgjigju
  • Tirona: 31/08/2020 23:59

    No Koment per kete fytyre. Nuk dua te merem me me kete surrat , se jom njeri i ndershem dhe i ndershmi nuk ka pse te meret me nje hajdut dhe tradhetar. Fytyre e poshter.

    Përgjigju
  • Niku: 31/08/2020 21:09

    Po si munde te kerkoj llogari dhe te behet patriot nje president Hajdut?,kur vet ky monstra me banden e saliut ja dhuroj grekut...

    Përgjigju
    • Ilk: 01/09/2020 03:42

      Po ate po i kerkon Rames Ishalla mos ka nderru mendje te vazhdojne me marrveshjen e 2009 te marrim noj lefta nga greket, ne mos i pacin marre hajdutet Berisha e Meta se Lulja si zakonisht e ka marre ne natyre nga Bakojanis,

  • Turp: 31/08/2020 20:22

    Kemi plan te mbajme ne fuqi marrveshjen qe bere ti e Saliu me Grekun , si thua ? Nuk ke turp ti e Saliu sepse nuk keni frike ,e mire ja beni atij vendi e populli ..se te kishe bere ate marrveshje ne Greqi do te kishin djegur te gjalle ne zyre Greket !

    Përgjigju
  • Deti: 31/08/2020 20:04

    Pse o fshatar i kerkon llogari Rames per detin qe e shitet kur ishit ne pushtet, shko puthi bythen Janulles,se ai t'i ka ngritur vlerat ne greqi dhe te dha dekoraten e larte,kurse ti i dhe nenshtetesine shqiptare qe t'u jap shqiptareve meshen ne greqisht.O ti je kokrra e maskarait qe i je bere Shqiperise ferre neper kembe.

    Përgjigju
  • ERP: 31/08/2020 19:22

    O hajdut, per cfare te te ktheje pergjigje KM kur e shpjegoi shuke qarte para dy ditesh?! s'ke faj ti kur te lene te lehesh akoma dhe te ndotesh ate post

    Përgjigju
  • Rama: 31/08/2020 18:50

    I nderuem Zpresident ne kemi plan te perlajme dyfeket me gjalme se vetem ata na kane mbetur me nga 1 balle fisheke(se te tjerat i shitet me Saliun dhe slate asgje) dhe te zeme llogoret ne Skrapar meqenese te kemi kumandar dhe njeh terrenin dhe ti biem grekut(ose me sakte ti bejme ca g*jore) se per gje tjeter s'jemi.

    Përgjigju
  • Toni: 31/08/2020 18:46

    O presidenti më idiot në botë,para se ti kërkosh llogari Ramës shko lexo ligjin ndërkombëtar të ujrave territoriale! Injorant...

    Përgjigju
  • kadriu: 31/08/2020 18:33

    Po mir o burr shteti.. a e pyeti shqipria greqin kur zgjeroi hapsiren detare nga 6 ne 12 milje? Jo mor jo, sepse cdo shtet ka te drejte te zgjerohet nese gjeografia detare e lejon nje gje te tille...

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 31/08/2020 18:29

    Filloj loja e ndyre midis dy figurave me te neveriteshme qe Shqiperia ka sot ne krye.

    Përgjigju
  • Turi: 31/08/2020 18:18

    Po kush je ti nje cop qe te vnoj ps aty byyyyyy

    Përgjigju
  • Dukagjini: 31/08/2020 18:17

    E kuptoni çfare presidenti kemi?Nivel zero komplet

    Përgjigju
  • O tej: 31/08/2020 17:35

    O hajdut o mafioz shporru

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?