Meta trembet nga ministri grek Dendias dhe i jep llogari: "Nuk pengova unë çështjen e detit në Hagë! Kam dhënë çdo autorizim dhe mbështetje, por qeveria nuk më informonte"

30 Maj 2022, 17:56| Përditesimi: 30 Maj 2022, 19:55

  • Share

TIRANË- Mjafton një intervistë e një ministri grek në median greke dhe presidenti ynë del në konferencë shtypi duke i dhënë llogari qeverisë greke dhe duke banalizuar rolin institucional të kreut të shtetit. Normalisht një president reagon ndaj reagimit zyrtar të një presidenti të një vendi tjetër dhe jo për deklarata mediatike në nivel ministrash. Por çfarë ka ndodhur?

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp për t'iu përgjigjur ministrit grek Nikos Dendias pas një interviste që ai ka dhënë në shtypin grek pas vizitës në Shqipëri. Në mënyrë të habitshme, presidenti Meta i jep llogari ministrit grek për cështjen e detit, duke u justifikuar se ai nuk ka penguar dërgimin e cështjes në Hagë. Ai deklaron publikisht se "qeveria shqiptare nuk e ka informuar atë për këtë çështje", duke i dhënë llogari një ministri të qeverisë greke për një çështje kaq delikate mes dy vendeve. 

Për të shkuar në Hagë për të zgjidhur një prej çështjeve më të ndjeshme në marrëdhënien dypalëshe, atë të ndarjes së detit mes 2 vendeve, Shqipëria dhe Greqia do të presin ikjen e Ilir Metës në korrik. Ky ishte thelbi i deklaratës së bërë disa ditë më parë i ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, i cili pas vizitës në vendin tonë tha për një media greke, se çështja e detit ka mbetur pezull pasi Meta nuk ka dhënë autorizim.

Tërësisht të pavërtetë e ka cilësuar këtë deklaratë Presidenti Meta, përmes një deklaratë të posaçme për mediat nga Presidenca. Meta tha se institucioni që ai drejton ka qenë më luajali, më aktivi, më transparenti, që ka shprehur mirëkuptimin më të madh për zgjidhjen e kësaj çështjeve për të cilën Meta tha se është shumë e ndjeshme.

“Një nga çështjet për të cilën e kam shmangur maksimalisht debatin publik ka qenë pikërisht kjo temë. Është shumë e rëndësishme, është delikate, ka interesa të mëdha. Ndaj kam preferuar të jem sa më konstruktiv për këtë çështje”, nënvizoi ai.  

Presidenti tregoi versionin e tij të ngjarjeve, duke e vënë theksin te fakti se ai ka dhënë autorizim për çdo kërkesë që i është bërë, ndërkohë që thotë se asnjë e tillë nuk ka shkuar në zyrën e tij për të çuar zgjidhjen e ngërçit të detit mes Shqipërisë dhe Greqisë në Hagë.

“Dendias në një intervistë te dhënë për shtypim grek është shprehur se u ra dakord që t’ia referojmë çështjen tonë gjykatës ndërkombëtare, kjo nuk ka ndodhur ende pasi presidenti si ka dhënë autorizimin. Shqipëria do zgjedhë një president dhe kjo do jetë e realizueshme atëherë. Kjo deklaratë është e publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së jashtme të Greqisë. Për procesin e negociata me Greqinë për kufizimin e zonave detare, presidenti konstatoi një mori problematikash. Pas paraqitjes së informacionit shtesë nga ministri i jashtëm, presidenti autorizoi ministrin e jashtëm të Shqipërisë të lëshojë plotfuqinë për grupin negociator për negocimin e projekt-marrëveshjes për kufizimin e zonave të tyre detare. Kërkoi ndërhyrjen e kryeministrit që negociatat të udhëhiqen nga kryeministri duke marrë drejtimin e këtij procesi, nga krye nuk pati reagim, asnjë kërkese për autorizimin nuk u paraqit. Presidenti duke qëndruar konstatimeve të mëparshme, i kërkoi kryeministrit ndërhyrjen e tij. Asnjë kërkesë mbi ecurinë e këtij grupi negociator, apo masat e marra nga qeveria. Sa i përket popullit shqiptar i cili për këtë çështje e ushtron përmes kuvendit, që qeveria e ka shmangur në këtë proces. Kuvendi duhet të informohet dhe vendosë mbi mënyrën e veprimit që duhet të ndjekë Shqipëria për zgjidhjen e kësaj çështjeje.", tha Meta.

Çështja e detit pritet të zgjidhet në gjykatën ndërkombëtare të Hagës sipas një vendimi të marrë mes dy qeverive më 20 tetor 2020.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ALB Patriot: 31/05/2022 09:29

    "Nuk e bera Une! Fajin e ka Ai i Gjati!"

    Përgjigju
  • Populli: 30/05/2022 21:19

    Juve te gjitheve sju pyet me njeri.. Ca kishit per te shitur e blere i bete keto 30 vite.. tani gezoni leket po ju lane

    Përgjigju
  • Baftjar: 30/05/2022 21:18

    Presidenti smund te komentoje deklaratat e nje ministri fqinj te jashtem. Kjo ishte dhe mbetet detyre e funksionit relevant ne Tirane. Qe per fat te keq, nga injoranca apo arroganca (nuk ka rendesi) nun sqaron opinionin publik. Sidoqofte, ne cilesine e kreut te shtetit Presidenti duhet te jete ne lartesine e detyres kur diktojne ceshtje te pavaresise dhe teresise territoriale. Qofte ky me emrin Meta apo cfardo ta kete zari i ardhshem i Rames. Sigurisht, anesia dhe servilizmi i verber partiak qe ka infektuar median tone nuk eshte se zgjidh ndonje gje dhe vetem sa poshteron simbolet e Republikes.

    Përgjigju
    • Ceco me bicak: 31/05/2022 10:51

      Politikanet tane ne Hage te kerkojne bashkimin e trojeve te ndara padrejtesisht nga Europa k. dhe jo te diskutojne edhe ato pjese qe i kane ngelur Shqiperise per hir te antaresimit ne BE tja falin Greqise

  • Nasi: 30/05/2022 19:16

    Ketu ka te drejte ilir kokelopa. Gjerat te behen me parlament dhe jo nga nje person. Qe do te dale i pari kur gjerat shkojne mire dhe largon perggjegjesine kur shkojne keq

    Përgjigju
  • Goni: 30/05/2022 18:26

    Me GREKET NUK KA MAREVESHJE, ,,GREKU NA KA MARRE DHE VRARE CAMERINE,,, VETEM KUR TE KTHEHEN CAMET NE TOKAT E TYRE, ,ATEHERE MUND TE FILLOJNE TE BISEDOJME....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?