Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Rama. Përmes një postimi në Facebook Meta i bën thirrje kryeministrit që të mos prekë marrëveshjen e 5 qershorit. Ai paralajmëron se nëse marrëveshja do të cënohet, atëherë Presidenti do të dalë në protestë në çdo cep të Shqipërisë.
"Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën. MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit! Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë. Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti. Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala" - shkruan Meta.
Kjo vjen si përgjigje për fjalimin që pati Rama në Kuvend. Teksa fliste nga vendi, për shkak se foltorja është bllokuar nga Rudina Hajdari, Rama sulmoi presidentin Ilir Meta sipas së cilit takohet skutave me trafikantët e OFL-së.
"Patjetër që PS nuk është as kompani fitimprurëse dhe nuk është as PD, as një furgon i shpikur KCK dhe as një tren mallrash si kartelet e koalicioneve të PD, është një familje politike ku ka rregulla dhe ka të drejtë që të rendisë skuadrën e vet, nga portieri te sulmuesi bashkë me rezerva dhe cdo rezervë që merr votat futet në fushë, shumë e thjeshtë. SHPK për të lëshuar deri në viktimat e OFL që kontaktohen nëpër skuta katundesh nga i pari i vendit nuk ka. T'i harroj Ilir Meta, që del e flet në emër të Kushtetutës me një gjuhë që mbase i shkon me viktimat e OFL, po nuk i shkon e PS dhe popullin shqiptar", tha Rama.
TE GJITHE TE DALIM E TE MBROJME ILIR FLORI METES ,,KETE HAJDUT TE PARAVE TONA ,,KUR ISHTE NE QEVERI VIDHTE ME TE DYJA DUART ,,E MBANI MEND VIDEON E DRITAN PRIFTIT... ???
PërgjigjuHahaha ti ke ik per lesh o idiot. Mjere ky vend qe te mban ty ne krye dhe perfaqesohet nga nje hajdut i paskrupullt si ty.
PërgjigjuEpo cdo hapi virusin ne tere shqiperine ky meta. Dhe kete i kemi mangut
Përgjigju