Politikë

Meta i përgjigjet DASH për sulmin ndaj ndërkombëtarëve dhe zbardh telefonatën me Palmer

22 Nëntor 2019, 19:55| Përditesimi: 22 Nëntor 2019, 20:18

  • Share

TIRANË - Teksa Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një deklarate tha se po vëzhgon situatën pas komenteve të Presidentit Ilir Meta që sulmoi ambasadorët, kreu i shtetit në një reagim e nis me mbështetje ndaj DASH referuar citimit “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”. Presidenti Ilir Meta, përmes një deklarate me shkrim nxjerrë nga zyra e shtypit, zbardh edhe telefonatën që ka pasur me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Matthew Palmer, dy ditë më parë, ku thotë se edhe atij i ka shprehur se i  "qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe transparente, të shprehura zyrtarisht për përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit"

Deklaratë e Presidentit të Republikës  Ilir Meta pas reagimit të DASH

Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerëson maksimalisht deklaratën e sotme të Departamentit të Shtetit të SHBA.

Presidenti Meta përshëndet qëndrimin e DASH se: “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

Presidenti Meta konfirmon vendosmërinë e Tij për të bashkëpunuar ngushtë me DASH dhe SHBA për zbatimin e Reformës në Drejtësi sipas Kushtetutës së miratuar në bashkëpunim me SHBA dhe Komisionin e Venecias.

Presidenti Meta i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe transparente, të shprehura zyrtarisht për përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit, që i përsëriti dhe në bisedën zyrtare telefonike që zhvilloi mbrëmjen e 20 nëntorit me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer.

Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA dhe miqësia e shkëlqyer midis dy vendeve dhe popujve tanë është e palëkundur.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?