Presidenti Ilir Meta me të rinj

Meta i rrethuar nga të rinj: 77% prej tyre largohen nga vendi për shkak të rrogave të ulëta, ta ndalim shpopullimin

1 Prill 2022, 15:32| Përditesimi: 1 Prill 2022, 15:34

  • Share

I rrethuar nga të rinjtë, presidenti Ilir Meta ka bërë një denoncim duke thënë se 77% prej tyre po largohen nga vendi për shkak të rrogave të ulëta.

Ai tha se duhet të merren masat për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë duke ju garantuar të rinjve punë të mirëpaguara.

Meta ka qenë i pranishëm në një aktivitet me të rinjtë ku kanë folur mbi shpopullimin dhe vështirësitë e që hasin ata në vendin tonë. Ai tha se i ftoi ata dhe bashkëmoshatarët e tyre, të organizohen për të qenë lokomotiva e ndryshimit dhe e mirëqeverisjes, që sjell progres.

“77% e të rinjve duan të ikin për shkak të rrogave të ulëta!

Të ndalim shpopullimin e Shqipërisë duke ju garantuar të rinjve punë të mirëpaguara!”, shkruan Meta.

 

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • EMIGRANTI: 02/04/2022 18:09

    META ,,DHE BERISHA TE DOREZOJNE PASURINE E VJEDHUR TE SHQIPETAREVE .....///DHE PASTAJ KTHEHEMI VETE NE ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?