Meta: Kemi vetëm rrugën e Referendumit, të shpallim non grata Rilindjen mavi dhe blu! Mos shisni votën e mos tradhtoni Ilir Metën

25 Korrik 2022, 20:29| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 21:09

  • Share

 

Ilir Meta foli para mbështetësve të tij në Konventën Kombëtare të LSI duke përsëritur fjalën e tij të mëngjesit se kanë vetëm rrugën e Referendumit. Ndër të tjera i bëri thirrje që të mos shesin votën, të mos e tradhtojnë atë (Ilir Metën) dhe Kushtetutën.

“Mos shisni votën. Mos tradhtoni Ilir Metën, mos tradhtoni Kushtetutën. Po pse po i hyn kësaj lufte, çfarë të duhet ty, tregtarët hyjnë vetëm për të fituar, atdhetarët hyjnë me të gjitha betejat që i kërkon vendi e historia. Ka beteja për të cilat ia vlen edhe të vdesësh.

Sot me besa besë, me të gjithë shqiptarët e ndershëm të shpallim non grata kleptokracinë. Të shpallim non grata rilindjen mavi dhe atë pjesë të rilindjes blu. Prandaj nuk jam këtu për asgjë tjetër veçse për tju kërkuar që tju tregojmë të gjithë atyre shqipfolësve gjakprishur që nuk kanë lidhje me ne por edhe gjithë botës se jemi popull me dinjitet, jemi popull europian që padrejtësisht kjo mafie për interesat e saj por edhe të asaj mafies ndërkombëtare që e kërkon Shqipërinë si një vend për pastrimin e parave dhe si një bazë logjistike për krimin e organizuar, tu themi që ky është vendi ynë dhe askush nuk mund të luajë. Kemi vetëm një rrugë, kjo rrugë është Referendumi”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

LSI bëhet 'Partia e Lirisë'! Meta në krye si nacionalist: Ia vlen të vdesësh për Shqipërinë, na rrezikohet sovraniteti dhe Kosova, do përballemi me tradhtarët


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?