Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të shkarkohet nga ky Kuvend, pra në përbërje të së cilit është një opozitë tjetër, por përfaqësuesja e parlamentit, Klotilda Bushka, është e bindur se nuk do të kishte ndryshim të vendimit. Madje, ajo thotë se nëse do të shkarkohet nga ky kuvend, atëherë me shumë gjasa do të kishte edhe më shumë vota, nisur edhe nga fakti që PD-ja me Metën sot kanë një marrëdhënie të tensionuar.
Vitore Tusha: Për pyetjen maxhoranca tani me atë që ishte, çfarë qëndrimi do të mbante për presidentit?
Klotilda Bushka: Ka dy aspekte, ai procedural në çdo rast një vendimmarrje e kuvendit është në fuqi në kuadër të parimit të vijueshmërisë të institucionit. Në aspektin nëse do duhej të bëhej një tjetër kërkesë. Do të duhej që iniciativa të ishte e deputetëve ose të kishte vendimmarrje të caktuar që se kemi të përcaktuar.
Vitore Tusha: Më duket s'jemi kuptuar. Nëse do të ishte një mazhorancë tjetër, si do të vepronit?
Klotilda Bushka: Në çdo rast kuvendi është i detyruar të respektoj atë të kuvendit të mëparshëm. Ky rast ku jemi ne sot është vullnet i shprehur e materializuar me një vendim nga legjislatura e kaluar me një shumicë që kalon edhe shumicën e cilësuar dhe kuvendi është i detyruar ta respektojë. Edhe po të jetë edhe një verdikt tjetër duhet respektuar ai i mëparshmi edhe sikur të ishte një mazhorancë tjetër. Se ndryshojmë dot vendimin e një legjislature të mëparshme. Nëse do të votohej sot mund të marri edhe më shumë vota se sa legjislatura e kaluar shkarkimi i Metës.
Lajmi kryesor:
'Kushtetuesja' pranon kërkesën e Presidencës, shtyn të enjten në 10:00 vendimin për shkarkimin ose jo të Metës! Çfarë ndodhi në 9 orë seancë
B.K./ReportTv.al