Politikë

Pezullimi i fluturimeve, Meta: Kontrollorët të vijojnë punën, cenohet siguria kombëtare! Rama t'i thërrasë mendjes, i ftoj të gjithë në dialog për të shuar këtë tension artificial

7 Prill 2021, 19:46| Përditesimi: 7 Prill 2021, 22:29

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka ftuar palët në dialog, pas pezullimit të fluturimeve në Rinas, pasi kontrollorët ajror vendosën të shpalleshin të paaftë për të punuar për shkak të stresit që ka shkaktuar ulja e pagave të tyre.

Në një konferencë për shtyp nga Vlora, Meta u shpreh i gatshëm për zhvillimin e një konference online, duke ftuar në dialog kryeministrin Edi Rama, Ministren Belinda Balluku, përfaqësues të sindikatës së pavarur të kontrollorëve, përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe institucioneve Europiane të kontrollit ajror, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje.

Meta nuk la pa sulmuar edhe kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit e cilësoi si organizator të situatës së krijuar në Rinas, ndërsa i kërkoi ‘t’i thërrasë mendjes pasi nuk jemi në Amerikën Latine’.

Më tej, Presidenti i bëri thirrje kontrollorëve që të vijojnë pa ndërprerë punën, duke theksuar se një situatë e tillë cenon seriozisht sigurinë kombëtare.

"Cenon seriozisht jo vetëm detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve vendas dhe të huaj, jo vetëm sigurinë kombëtare por dhe sigurinë ndërkombëtarë, jemi vend anëtarë i NATO-s kemi detyrimet tona, është një mesazh shumë i gabuar dhe një lënie nervash nga të dyja palët. Prej më shumë se 10 muajsh shoqata e kontrollorëve ka ngritur shqetësimet saj, ndaj institucioneve tona por edhe atyre europiane ku ne kemi detyrimet tonë dhe janë mjaft të vëmendshëm ndaj hapësirës sonë që është edhe e NATOS. Unë kam pasur me ta një dialog më 31 mars dhe një takim që është bërë publik dhe ka një qëndrim të qartë për presidentin e dhe për publikun. Ata më thanë se të drejtat e tyre ishin cenuar dhe kundërshtonin pezullimin e të drejtave të fituara për një periudhë të pacaktuar. U kam thënë kontrollorëve që të vijonin të ushtronin detyrën e tyre pa asnjë ndërprerje pasi kjo është një çështje jetike dhe madhore për sigurinë kombëtare por dhe detyrim madhor si anëtar i NATO. Në çdo kohë duhet të kontrollohet cilësia e punës dhe duhet të vijojnë punën pavarësisht cenimit të të drejtave, pasi do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje dhe se ishte detyrim i tyre të vijojnë punë dhe jo për hatër të qeverisë apo meje. U kam kërkuar që qeveria dhe institucionet përgjegjëse të japin zgjidhje përmes dialogut", tha Meta.

Ora 20:00
Protestat për vrasjen e Klodian Rashës, Meta: Isha në Presidencë i infektuar me COVID kur Stresi me një thirrje po rrëzonte qeverinë

Presidenti Ilir Meta ka pranuar për herë të parë, se gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, ka kaluar Covidin.

 “Kur bëheshin protestat për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, isha tek Rezidenca e Presidencës, i infektuar me Covid. Kur Stresi me një thirrje po rrëzonte qeverinë, Rama më akuzonin mua se nxisja minorenët. Nuk fola sepse nuk doja që të përfshihesha, duke qenë se shumë njerëz vuajnë edhe sot nga Covid-19", tha Meta.

Ora 19:58
Meta: Kontrollorët nuk kanë 100 % të drejtë, qeveria të mos tregohet arrogante por të dialogojë

Ilir Meta tha se nuk u jep të drejtë kontrollorëve 100 % në kërkesat e tyre, por se qeveria po bën arrogancë duke mos u dhënë përgjigje dhe zgjidhje aty ku ka.

"Nuk mendoj që kontrollorët e trafikut ajror kanë 100 % të drejtë, por të drejtë për përgjigje dhe zgjidhja ka, pse kjo arrogancë nga qeveria", tha Meta.

Ora 19:53
‘Rama t’i thërrasë mendjes, nuk jemi në Amerikën Latine', Meta fton palët në dialog: Të mblidhemi për t’i dhënë një zgjidhje (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka ftuar sot në dialog të gjitha palët për zgjidhjen e situatës së krijuar në Rinas, ku janë pezulluar fluturimet, pasi kontrollorët ndaluan punën, duke shpallur paaftësi për shkak të stresit, pas uljes së rrogave.

Meta tha se është i gatshëm në çdo moment për të zhvilluar një konferencë online, ndërsa ftoi në dialog kryeministrin Edi Rama, Ministren Belinda Balluku, përfaqësues të sindikatës së pavarur të kontrollorëve, përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe institucioneve Europiane të kontrollit ajror.

“Në këtë moment delikat, dua të shpreh keqardhjen time për veprimin e atyre kontrollorëve, qoftë të atyre që janë provokuar apo që janë larguar nga puna në shenjë proteste, dua t’i bëj thirrje kryeministrit të detyrë t’i thërrasë mendjes, sepse nuk mund të bëhen lojëra të tilla në një moment të tillë, nuk jemi në Amerikën Latine të pra disa dekadave këtu, unë nuk e humbas durimin dhe nuk shqetësohem nga provokimet e qëllimshme që bëhen qakan vetëm një problem, dramën e zgjedhjeve pluraliste që një mendje e marrë përjeton për zgjedhjet e 25nprillit, që do bëhen e nuk e luan topi. Unë e ftoj kryeministrin, ministren, sindikatën, edhe përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe të institucioneve Europiane të kontrollit ajror që të zhvillojmë në çdo moment një konferencë online dhe të japim një zgjidhje që nuk cenon qytetarët shqiptarë dhe ata europianë sepse është një situatë që vetëm një i marrë mund t’ja bëjë vendit të tij. Siguria e qytetarëve tanë të mos cenohet për ansjë sekond dhe që detyrimet e Republikës së Shqipërisë të plotësohen me përgjegjshmërinë maksimale”, tha Meta.

Komento

Komente

  • dulja: 08/04/2021 06:57

    mendjes thirri ti dhe Saliu ju i krijoni keto sabotime Rama c'faje cfare dialoge ti therrasi keta vegla te politikes

    Përgjigju
  • grand "hotel europa": 08/04/2021 03:45

    sa te jete ne pushtet ky armik i shqiptareve hajdut dhe zullumqar ky ven qe akoma quhet Albanistan dhe vete albanistanasit sti be hajer.

    Përgjigju
  • Beni: 07/04/2021 23:27

    Paraprite per te trembur nderkombetaret

    Përgjigju
  • FATMIRI: 07/04/2021 22:35

    KY GRUAQIRI DO LIDHUR FJALEN VENDIMTARE E JEP SHBA

    Përgjigju
  • Ledo: 07/04/2021 22:32

    Thiri mendjes o president K... Nuk meret pushteti me antiatdhetarizrm

    Përgjigju
  • USA: 07/04/2021 21:55

    Kete vit fjalen e fundit do ta thote USA ! Rroft amerika pastaj te tjerat jane muhabete ma boj nje makjato nje uje me gaz!!!

    Përgjigju
  • Populli: 07/04/2021 21:20

    Kjo eshte sh. e rende.. Nese ka shtet te veproje,

    Përgjigju
  • Kistra: 07/04/2021 21:11

    Tradhetia ka emer, SHISH fle gjume!

    Përgjigju
  • Tirona: 07/04/2021 21:06

    Ne asnje menyre, keta kontrollore nuk duhet te rifillojne punen , Jane akoma ne Stres, mos te fillojne pune se presidenti me keta do te sabotoje strevitjen e natos dhe sjelljen e vaksinave

    Përgjigju
  • Vojo Kushi ne Presidenc: 07/04/2021 21:00

    Po pse i ftove ne presidence para disa diteve zoti President? Apo ishin udhezimet e fundit para se ta mernin ket grusht shteti!

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 07/04/2021 20:59

    Dialog ka vetem mes paleve te barabarte. Nuk ka Dialog mes eprorit dhe vartesit qe ka thyer rende sigurine kombetare ,nderkohe qe raportet mes tyre percaktohen nga ligji.Ndryshe eshte anarshi ,jo demokraci.Dialog mund te kete mes dy institucioneve te barabarte para ligjit e kushtetute ,jo me cca injorante qe u ka zene cucja gjiza dhe bejne bythen stan.kush shkel ligjin ,te shkoje te ballafaqohet me ligjin ne gjukate.Aq me teper per punonjes te sektoreve strategjike me rendersi per sigurine kombetare.prandaj fjala "dialog"nuk ka vend.Me gjuhen e tyre iu them "beni Dialog me ligjin para nje gjukate."

    Përgjigju
  • Beqira: 07/04/2021 20:57

    Komunistaaaaa beqiraaaaa tik tak do shkoni per leah me 25 o legenat e shekullit ripjedhsa

    Përgjigju
  • JamKushJam: 07/04/2021 20:53

    @4:20 gjoja e paska gjetur klecken se kontrolloret duhet te paguhen me shume se do kete me shume fluturime.... hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha KY PASKA MBARU NGA MENDJA!!!!

    Përgjigju
  • JamKushJam: 07/04/2021 20:51

    hmmmm te kete dore valle Likja kur u vodhen miliona dollare nga avioni ne Rinas, meqe paska pasur bashkpuntoret e tij ne pune si kontrollor????? jo per gje po ketij i pelqen te vjedh haptazi!!!! Sa per "punmarresit" kontrollor, kontrata varet nga oret e punes!!!!! se s'jemi ne zyrat e LSI ku po te vune ne pune, dredh zinxhir dhe paguhesh, apo zyrat e PD qe sa me shume te flesh aq me shume te ngrene ne detyre e te bejne kryetar!!!!PO me duket se LEPURI I Likes fle te fakti qe s'ka kurrfare informacioni per stervitjen qe do behet nga NATO ne Shqiperi!!! E THOTE QARTE NE PJESEN @4:20 te videos llomotitese!!!!!!

    Përgjigju
  • tani: 07/04/2021 20:25

    ANJE DIALOG ME THYERSIT E LIGJEVE TE SHTETIT QE RREZIKOJNE SIGURIN E SHTETIT.te merret vendim shtetror,te largohen nga puna e te japin llogari per thyerjen e ligjeve te shtetit qe rrezikojne pamvarsin ajrore te shtetit tone.Shembulli qarte eshte eksperienca e dalur nga veprimet e Reagen qe pushoj automatikisht me teper se 11.000 kontollor ajror.Eshte i nevojshem pastrimi i aeroportit nga kjo bande "horash politik".

    Përgjigju
  • sidu: 07/04/2021 20:24

    U kujtove vone president ,tani ka hyre ushtria dhe kontrilloret te pergjighen pwnalisht duke rrezikuar sigurine kombwtare .Shqiperua duke qene anetare e NATOS morri nadat qe duheshin.Dardga e ja bishtin mbrapa ,dge loja tani filloj

    Përgjigju
  • kafsha: 07/04/2021 20:07

    ti je aq dobic sa e ben dhe ta le ne dere,,ti ferkon duart se ti dhe urdher te bejn kete,,shikoni kush jane organizatoret??shikoni ju fashista e shqu[pit dhe lesht e dhis se si perdoren interesat e shtetit keta kafsheria..shikoni se sa lojra te qelbura luajn keta qeneri ne kurriz te shqiptareve dhe shqiperis...4oo breza ku ti keni

    Përgjigju
  • Qim peka: 07/04/2021 19:57

    Sa mashtrus burre Ilir Meta. Gjithe familjaret e vet aty punojn me rroga 4 mije dollarshe. Eldi Dervishi kushuriri i pare i Metes

    Përgjigju
  • emigrante: 07/04/2021 19:54

    Ky kriminel president,na flet per te drejta te fituara,po kur Berisha ju uli pensionet 12 mije pensionisteve ,a nuk ishin te fituara me ligj. Cfare ka per te thene ky kriminel se ishte me te ne qeveri. Nga 20mije leke qe merrnin pension ish ushtaraket jua uli ne 13000 mije dhe i nxorri debitor. Po keta qe marrin 2500 dollar. Kriminel kush e di cfare maskarelleqesh ka ne koke ky maskara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?