Presidenti Ilir Meta

Politikë

Meta kthen në Kuvend ligjin për 'Menaxhimin e Buxhetit': Shkel Kushtetutën, heq çdo pengesë ligjore për t’i hapur rrugë rritjes pa kufi të borxhit publik

4 Gusht 2021, 13:13| Përditesimi: 6 Tetor 2021, 10:26

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për 'Menaxhimin e Buxhetit', me argumentin se shkel Kushtetutën, pasi heq çdo pengesë ligjore duke i hapur rrugën rritjes pa kufi të borxhit publik deri në vitin 2024.

Sipas presidentit ky akt normativ i miratuar në muajin korrik lejon rritjen e mëtejshme e borxhit duke kaluar kufirin e mbi 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.  Ndërkohë në vitin e kaluar kur situata ekonomike ishte më e vështirë borxhi arriti në 77.8%.

Në dhjetor të vitit 2020 Ministria e Financave parashikonte që do të dilte me balancë primare pozitive, pra s’do krijonte stok të ri borxhi në fund të vitit 2023, por me ndryshimet e fundit ky parashikim u shty për në vitin 2024, ndërsa vitin që vjen pritet të emetohet eurobondi i radhës prej 500 milionë eurosh.

Ai deklaron se akti normativ miratuar me ligjin nr. 86/2021, në nenet 1 dhe 2 të tij, bien ndesh me parimet e ligjit themeltar të shtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.  Ndër të tjera ai thekson se ndryshimet e miratuara, kanë rrezik real të lartë për rritjen e mëtejshme të borxhit publik, duke kaluar kufirin e 80% të PPB.

“Akti Normativ heq çdo pengesë ligjore, për t’i hapur rrugë rritjes pa kufi të borxhit publik Ndryshimet e miratuara, rrezik real të lartë për rritjen e mëtejshme të borxhit publik, duke kaluar kufirin e 80% të PPB. Ndryshimet e miratuara, sjellin rrezik për mosrespektimin e disiplinës financiare për administrimin fiskal si në drejtim të burimeve, ashtu edhe në drejtim të shpenzimeve publike. Nuk justifikohet as me “nevojën” dhe as me “urgjencën”.

Tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave. Akti Normativ rrit shpenzimet publike dhe cenon qëndrueshmërinë e financave publike, në kundërshtim me rekomandimet e FaMN. Reflekton një papërgjegjshmëri të lartë të Qeverisë në drejtim të mos mbështetjes së familjeve në nevojë dhe të bizneseve të prekura nga COVID-19. Rritja e shpenzimeve dhe e borxhit ka prodhuar tkurrjen më të ulët ekonomike në vitin 2020, si dhe mosrealizmin e parashikimeve për vitin 2021. Akti Normativ nuk vjen si zgjidhje e problematikës së evidentuar nga pandemia, por e thellon më tej atë. Nuk përmbush pritshmëritë e qytetarëve duke cenuar të ardhurat e shtetit”, bën me dije Meta.

Sipas Kreut të Shtetit, cilado vendimmarrje me justifikimin se merret në kushtet e nevojës dhe urgjencës, tashmë, është thjesht praktikë e nxjerrjes dhe miratimit pa ndonjë kontroll objektiv dhe efektiv të akteve normative me fuqinë e ligjit.

Arsyet e kthimit te ligjit nr. 86-2021

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?