Politikë

Meta ktheu paketën anti-shpifje, vjen reagimi parë nga PD: Beteja duhet rifilluar

12 Janar 2020, 15:05| Përditesimi: 12 Janar 2020, 15:06

  • Share

TIRANE-Pas kthimit në Kuvend për rishqyrtim të paketës anti-shpifje nga Presidenti Ilir Meta, ka ardhur edhe reagimi i parë nga opozita. Ish-deputeti demokrat Genc Pollo thotë se kthimi i ligjit është një mundësi për të ruajtur një themel kushtetues të demokracisë që është fjala e lirë.

"Kthimi në Kuvend i ligjit antifjalë nga Presidenti një mundësi për të ruajtur një themel kushtetues të demokracisë që është fjala e lirë. Megjithë sojin e deputetëve të kësaj legjislature beteja duhet rifilluar" thotë Pollo.

Kreu i shtetit u shpreh se ligji i miratuar shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik. "Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit". Sipas Ilir Metës, paketa e miratuar është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu ai thekson se "shkel standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut". (Lexo ketu argumentet e plota te Presidentit per kthimin e ligjit).

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?