Politikë
Top 24

Meta ktheu sot ligjin për dividentin, maxhoranca e rrëzon në Kuvend

20 Dhjetor 2018, 23:34| Përditesimi: 21 Dhjetor 2018, 00:19

  • Share

Me 76 vota kundër maxhoranca ka rrëzuar një tjetër dekret të presidentit Ilir Meta, atë të "Tatimit mbi të ardhurat". Kreu i shtetit ktheu sot dekretin për këtë ligj duke pretenduar se shkelte barazinë fiskale me aksionerët (Lexo këtu). Në dekret, presidenti thekson se nenet 9, që përcakton uljen e tatimit të dividentit nga 15 në 8% dhe nenit 11 që përcakton hyrjen e fuqi te ligjit, bien ndesh me kushtetutën e vendit. 

Pasdite maxhoranca mblodhi pa praninë e opozitës komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave dhe rrëzoi dekretin. Vendim i cili u pasua nga votimi në Kuvend duke rrëzuar kështu për të tretën herë Ilir Metën. Më herët u rrëzua dekreti për buxhetin e shtetit 2019 si dhe propozimi për Vitore Tushën kryetare të KLSH-së.

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?