Laver Bariu

Meta kujton artistin e sazeve të Përmetit, Laver Bariun: Kryeveprat e tij frymëzuese muzikore do të jetojnë sa të ketë shqiptarë

26 Janar 2021, 12:17| Përditesimi: 26 Janar 2021, 12:20

  • Share

Presidenti, ilir Meta ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka kujtuar përvjetori e ndarjes nga jeta të artistit Laver Bariu.

Ai shkruan se ustai i madh i sazeve të Përmetit, artisti i jashtëzakonshëm Bariu , është përjetësuar si një ndër shprehësit më të fuqishëm të halleve, derteve dhe gëzimeve të popullit tonë.

Meta shton se kryeveprat frymëzuese muzikore që ka lënë trashëgimi muzikanti, i përkasin çdo epoke dhe tingujt e kabave të tij do të jetojnë sa të ketë shqiptarë.

“I paharruar kujtimi i Usta Laverit!”, shkruan presidenti në fund,

 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?