Meta kujton Dritëro Agollin: Shumë mall për ty mik i shtrenjtë, idetë e vyera në letërsi e politikë s'do të harrohen

3 Shkurt 2021, 09:45
  • Share

Sot bëhen 4 vite nga ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh shqiptar Dritëro Agolli. Në përkujtim të tij presidenti Ilir Meta ka shkruar një mesazh duke vlerësuar për trashëgiminë  e pasur që Dritëroi la pas.

Meta shkruan se Dritëro Agolli do të mbetet përjetë i paharruar dhe idetë e tij të vyera në letërsi e politikë janë rrënjosur thellë në popull.

“Dritëroi ynë i madh dhe i paharruar dritëron përjetë në çdo varg, libër, mesazh e këshillë të mençur, që na la trashëgim të gjithëve. Me rrënjët e thella në popull, shprehës i fuqishëm i shpirtit të shqiptarit të thjeshtë, të ndershëm, punëtor e patriot, Dritëroi do të jetë gjithmonë pranë nesh me idetë e tij të vyera në letërsi, art dhe politikë. Shumë mall për ty mik i shtrenjtë, që na mungon kaq shumë!”, shkruan Meta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?