Meta kujton eksodin e '91: Koha për t'i thënë kurrë më projekteve izoluese dhe shpopulluese (VIDEO)

8 Gusht 2020, 11:49| Përditesimi: 8 Gusht 2020, 12:01

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar pamjet tronditëse të 8 gushtit më 1991 të anijës "Vlora, ku 20 mijë shqiptarë u nisën për në Itali.
Pasi ka kaluar 29 vite shqiptarët vazhdojnë të lënë vendin e tyre për një jetë më të mirë jshatë shtetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ilir Meta shkruan se është koha për t'i thënë kurrë me çdo projekti izolues dhe shpopullues, pasi shqiptarët tashmë duhet të kthehen në vendin e tyre.

8 gushti i 1991njihet ndryshe si eksodi i shqiptarëve, të cilët ‘të ngarkuar’ mbi një anije mallrash lundruan drejt Italisë. Anija ‘Vlora’ mbërriti në portin e Barit, ndërsa sipër mbante mbi 20 mijë shqiptarë.

Postimi i plotë:

Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë. Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.

Fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur. Në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, është koha të ankorojmë shpresën në vendin tonë dhe të përmbushim ëndrrën e çdo qytetari, për një Shqipëri si gjithë Europa!

Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre!Koha për ta ndërtuar Europën ketu!

Koha për t'i thënë KURRË MË çdo projekti izolues dhe shpopullues!

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/08/2020 01:18

    Te gjithe shqiptaret bene projekte per te ardhmen e tyre,por asnje nuk mund te krahasohet me projektet qe ju bete per veten tuaj dhe te ardhmen tuaj z.president.

    Përgjigju
  • Ilo: 08/08/2020 18:54

    O hipokrite se ka qene edhe politika jote nje nder shkakteret e shpopullimit. Edhe ikni me gjithe lotet e krokodilit qe derdhni ti è jot shoqe per largimin e brezit te Ri nga vendi.

    Përgjigju
  • Europes: 08/08/2020 14:30

    Po ik ore Hipokrit e Hajdut i peshtire..

    Përgjigju
  • gjethja e thete e fikut: 08/08/2020 13:26

    Sa shume qe te dhemb shpirti o president !!!!, fallciteti tat nuk ka kutpim, pasi soji dhe sorollopi juaj e ka bere kete popull te jetoje edhe sot ne mizerje, varferi dhe i dermuar nga babezia dhe grukesia juaj qe me paret e ketij populli keni bere vila,pishina, hale per mace e qen, e keni lene kete vend pa arsim dhe femijet tuaj i shkolloni ne londer, pa shendetsi dhe per grate tuaja botoksin dhe silikonin e beni jashte shtetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?