Ilir Meta dhe Ibrahim Rugova

Politikë

Meta kujton Ibrahim Rugovën: Angazhimi i tij për paqen e lirinë mbeten shembuj frymëzimi

21 Janar 2021, 08:45| Përditesimi: 21 Janar 2021, 08:50

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar përvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se angazhimi i Rugovës për zgjimin kombëtar, vizionin e Kosovës për paqe e liri mbeten shembuj të patundur frymëzimi.

Teksa citon Ibrahim Rugovën, Kreu i Shtetit, Ilir Meta e mbyll postimin e tij me frazën: Ëndrra e Presidentit Rugova vazhdon!

"Vizioni im është, që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE dhe NATO, si dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA." - IBRAHIM RUGOVA

Angazhimi i Tij jetësor për zgjimin kombëtar, vizioni euroatlantik për Kosovën Republikë, për paqen, lirinë, stabilitetin, demokracinë dhe bashkëjetesën në rajon, mbeten shembuj të patundur frymëzimi për t'i shërbyer me përkushtim, dinjitet dhe krenari çështjes shqiptare. Ëndrra e Presidentit Rugova vazhdon

 


Lajmi kryesor:

Rama kujton Ibrahim Rugovën: Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë ai do të lartësohet në sytë e shqiptarisë


E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?