Denoncimi i medias austriake për lobim 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim, do t’i çoj në gjyq! Pas 24 korrikut fakte në SPAK për korrupsionin, i kam armët më të forta se Rama

17 Maj 2022, 12:13| Përditesimi: 17 Maj 2022, 13:26

  • Share

‘Mashtrime’, kështu e ka cilësuar presidenti Ilir Meta shkrimin gazetës austriake ‘Kronen Zeitung’, e cila denonconte se kreu i shtetit ka paguar 700,000 mijë dollarë për lobim për një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. Meta tha se shumë shpejt do të çojë para gjyqit autorët që kanë shkruar shkrimin, për të cilët tha se do t’i nxjerrë edhe me emra, dhe këtë padi po e ngre vetëm për faktin se është president i vendit. Meta tha se për këtë çështje, për korrektësi ai ka lajmëruar edhe ambasadën shqiptare në Vjenë.

‘As nuk kam paguar e as nuk do të paguaj asnjë cent. Kemi njoftuar ambasadën në Vjenë, për t’i informuar për korrektësi. Por të mos isha president nuk do t’i padisja. Ato do të shkojnë në gjyq dhe ka garë të madhe nga avokatët atje për të më përfaqësuar mua. Do t’i nxjerrë me emër të gjithë ato që kanë shkruar.’- tha Meta.

Në deklaratën e tij, Meta iu përgjigj edhe thirrjeve të kryeministrit Edi Rama për drejtësinë, që të hetoje Sali Berishën dhe Ilir Metën. Meta tha se i ka ‘armët më të forta’ dhe Rama që kërkon t’i hetojnë duhet të japë llogari për 430 milionë eurot e inceneratorëve, që janë zhdukur. Për Metën, ato para kanë shkuar për lobime dhe shkrime jashtë vendit.

‘Pas 24 korrikut është e sigurt që Ilir Meta dhe jo vetëm dhe me mijëra shqiptarë do të shkojnë te SPAK-u me fakte dhe prova për të gjithë mullarët e korrupsionit të lartësohen çdo ditë. Ai bën thirrje të hetojnë Ilirin dhe Saliun, po kush i ka penguar ata gjatë këtyre viteve?’- u shpreh Meta.

E ndërsa tashmë nuk është surprizë rikthimi i tij në politikën aktive, Meta i renditi kushtin e bashkëpunimit edhe Sali Berishës, i cili me shumë gjasë do të jetë aleati kryesor i tij pas 24 korrikut.

‘Kam një kusht për ata që duan të bashkëpunojnë me mua pas 24 korrikut, kushtetuta ndryshohet vetëm më referendum.’- tha Meta.

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës për mediat i është rikthyer edhe një herë marrëveshjes Rama-Basha, 17 majin e vitit 2017. Sipas Metës, ajo ishte një marrëveshje e turpshme, ndërsa u shpreh se pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe djegia e mandateve.

‘Ajo marrëveshje e trupshme dhe e realizuar 5 vite më parë tashme është ekspozuar për çdo qytetar të Shqipërisë. Nuk ishte vetëm një marrëveshje kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme duke penalizuar edhe aleatët që qendruar solidar në çadër. Por ajo vijoi edhe gjatë gjithë fushtës zgjedho dhe vijoi edhe përgjatë 5 viteve edhe sot gëlon. Ishte pjesë e zbatimit të marrëveshjes që 17 majit edhe djegia e qëllimtë e mandatave parlamentare të opozitës duke i garantuar pushtetit kapjen e plotë të parlamentit. Ishte pjesë e marrëveshjes gjithashtu edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore duke i dhuruar partisë shtet kontrollin absolut. Edhe shembja e Teatrit Kombëtar, ishte pjesë e një bashkëpunimi të qartë dhe tashmë është edhe një pjesë e një politike për të zhbërë identitetin kulturor. Shumica e familjeve shqiptare i ndjejnë kostot e asaj marrëveshje.’- tha Meta.

Ora 12:49
Paralajmërimi i Metës: Pas 24 korrikut, qindra persona do shkojnë në SPAK me prova për mullarët e korrupsionit! I kam armët e forta

 

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në datë 24 korrik, që përkon edhe me përfundimin e  mandatit të tij, do të bëj denoncime në SPAK me prova. 

"Pas 24 korrikut është e sigurt që Ilir Meta me qindra mijëra shqiptarë do shkojmë te SPAK me fakte dhe prova, jo me deklarata politike, për të gjithë mullarët e korrupsionit që lartësohen çdo ditë. Kush i ka penguar ata të hetojnë Saliun, apo Ilirin para 20 vitesh që ka qenë kryeministër? Pse i bëjnë të gjitha këto? Që të mos hetojnë Stelën, Zotin, Mërtirin. E di ai (Rama) që Iliri do ti shkojë të gjitha gjërave deri në fund",tha Meta.

Ora 12:40
Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë dollarë në SHBA, Meta: Mashtrim! Do t’i padis, kam njoftuar ambasdën tonë në Vjenë për korrektësi

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar si mashtrim, shkrimin e gazetës austriake ‘Kronën Zeitung’, e cila denonconte se ai ka paguar 700,000 mijë dollarë për lobim për një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. Meta tha se ka lajmëruar ambasadën shqiptare në Austri, ndërsa paralajmëroi padi për autorët që kanë shkruar shkrimin, për të cilët tha se shumë shpejt do të bëhen publike.

‘Ç’koment të kem për këto mjerime të Rilindjes lokale dhe ndërkombëtare. E kam parë atë shkrimin pa emër. Shkrim pa emër për presidentin e një vendi?! I cili nuk është gjë tjetër, por është vetëm një ripërtypje në publik e disa shkrimeve të bëra nga revista Father Jones. Sa i takon LSI-së keni deklaratë nga ish-zëdhënësi i saj Sulçe në 5 prill 2018. Ja ku e keni, që në 3 maj një gazetar, më ka bërë pyetje për këtë çështje dhe përgjigja është shumë e qartë që është një mashtrim, pasi kam marrë pjesë si kryetar i parlamentit së bashku me Vasilin me ftesë të komunitetin organizator dhe gjithçka është e verifikueshme. Tani ato thonë se ka qenë Ilir Meta atje dhe ka paguar 700 mijë dollarë për foto me Trump! Nëse u duket Vasili si Trump, se atë ka nxjerrë gazeta austriake. U duket Petriti si Trumpi?

Është shumë e verfikueshme. Do jete edhe në gjyq në Vjenë për këtë shkrim të kësaj gazete. Këtu ku jam unë me Vasilin rrinë zyrtar e senator. E gjitha është vetëm një mashtrim. Këto foto i kam bërë që 30 vjeç me presidentin Klinton, e kam nxjerrë mallin e fotos. As nuk kam paguar e as nuk do të paguaj asnjë cent. Kemi njoftuar ambasadën në Vjenë, për t’i informuar për korrektësi. Por të mos isha president nuk do t’i padisja. Ato do të shkojnë në gjyq dhe ka garë të madhe nga avokatët atje për të më përfaqësuar mua. Do t’i nxjerrë me emër të gjithë ato që kanë shkruar.’- tha Meta.

Ora 12:23
Meta i përgjigjet Ramës: Thua të hetohet Saliu e Iliri, po kush e ka ndaluar? Thirrje që të heqë vëmendjen nga grupi kriminal

 

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit Edi Rama, pas thirrjeve të këtij të fundit që për të hetuar Sali Berishën dhe Ilir Metën.  Sipas tij, Rama kërkon të hetojë Metën dhe Berishën, por duhet të japë llogari për 430 milionë eurot e inceneratorëve, që janë zhdukur. Për Metën, ato para kanë shkuar për lobime dhe shkrime jashtë vendit.

“Ne kemi dhe poezinë e pavdekshme të Avzni Nelës. Do e shikoni ju bandën e inceneratorëve se ku do shkojë. A do ju japë zemër ai? Mos pranoni që jeni grup i strukturuar. Mos flisni me drejtësinë? Mos pranoni se na kanë thënë ministrat e tjerë, pasi Ilirin që na denoncoi me fakte, numra llogarie, me gjithçka, para gjithë shqiptarëve, m se në shkurt të vitit të kaluar, 3 muaj para zgjedhjeve, me ato që ka bërë Ilir janë bërë akuzat, atëherë nuk ndërhyjë, se çunat duhet të merrnin votat; në Durrës, Fier, Berat, etj. Të bëhej maxhoranca, pastaj çunat të kenë ça lehtësira, dhe paratë do jenë, paguhen me ato para shkrime jashtë, lobime dhe ajo aferë të quhej; suksesi i madh. Po ato 430 mln euro ku shkuan? Kush do paguaj për to? Do hetojë Saliun ai për Non-grata? Keni ca të dhëna nga Soros, dhe nga agjencia e Edi Ramës. Kush i ka penguar që të hetojnë Saliun? Ilirin, apo Ambrozian, që bën dhe pyetje të pahijshme. Dhe do ia kalojë dhe Zambias për korrupsion. Fajin e ka Iliri, Saliu dhe pellazgët, ky s’di gjë. Po ato 14 vendime që janë bërë në një ditë. E di sa punë duhet për t’u bërë ato? Po tërë ato drejtorë që kanë kundërshtuar. Ky nuk dinte gjë?! Gjërat janë shumë të qarta, në dritën e diellit.”, tha Meta.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erlind: 17/05/2022 14:42

    Po ca lesh armesh ke ti mer mashtrus. Te iku jeta duke genjy e duke vjedh. Ordines

    Përgjigju
  • Xhevdet: 17/05/2022 14:36

    Ky Likja nuk rri pa bo naj mashtrim i ka te vetat!Turp per ju like po ik e fshihu se sdo rrish pa denuar po mos fol mo

    Përgjigju
  • sokoli: 17/05/2022 14:31

    Faktet dhe një sagë dëshmish konfirmojnë se Ilir Meta është një ndër politikanët më të implikuar në Ballkan me njerëzit e botës së krimit, korrupsionit dhe pastrimit parave. Sot po sjellim në vëmendje vetëm disa nga lidhjet e tij më flagrante, të cila nëse shikohen në tërësi, janë një sfidë dhe provë e madhe për SPAK.

    Përgjigju
  • Zamira: 17/05/2022 14:29

    Jep njehere llogarite per leket qe ke vjedhur ti para spakut o kriminel.. se ti je pasuruar mbi kurriz te popullit

    Përgjigju
  • Jorgo: 17/05/2022 14:18

    Po cfar denoncimesh do besh ti mor Like ,ti i ke te dyja kembet ne nje kepuce ke marr fund ishallah drejtesia po ve dore sa me pare

    Përgjigju
  • mevlan: 17/05/2022 14:01

    ne gjyq vetem ti duhet t shkosh o maskara o like hajduti

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 17/05/2022 13:53

    O Ilir Meta gjith Bota gënjen vetëm ti thua të vërtetën. Pro kur ke gjet shesh bëj përshesh. De po të ishe te ndonjë popull me karakter e me dinjitet do të kishin haruar nga këmbët o monstra e Shqipris. Bëj qef kur ke gjet ktë pis milet.

    Përgjigju
  • Petriti: 17/05/2022 13:37

    Ky jo vetem qe eshte nje kopil i keq,por eshte dhe maskara koke e kembe.Dhe nga nje ane mire e ka.Perderisa i ka vene te gjithe organet kopetente nen kembe duke filluar nga GJK,Spaku e te tjera si keto, ka te drejte te kercenoje,te shantazhoje e te beje garipin apo sherifin e ketij vendi.Me llogjiken e ketij vampiri te rrezikshem te gjithe duhet ti binden ketij se perndryshe do hapi portat e detit e do permbyte gjithe vendin!Eshte pune e madhe mendja e kokes!Dhe kjo eshte merite e GHJK dhe e SPAKUT qe ky merr zemer e del nga fiqiri!Sepse deri tani nuk e ka kapur njeri per zhelesh,sic thoshte dikur Xhozefina!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?