Meta kujton masakrën e 2 prillit: Të vendosur për të mbrojtur amanetin e martirëve! Do garantojmë zgjedhje të lira

2 Prill 2023, 14:13
  • Share

1680255023_Screenshot2.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim për protestën 2 prillit të 1991 ku humbën jetën 4 qytetarë, martirë të demokracisë. Ai hoqi një paralele duke thënë se tani më shumë se kurrë duhet vendosur në vend amaneti i tyre,  të garantuar zgjedhjet dhe votën e lirë, të barabartë dhe të paprekshme. E sipas Metës, kjo do të ndodhë në 14 maj.

“Mirënjohje përjetë kujtimit dhe veprës së katër Martirëve të paharruar të Shkodrës dhe Shqipërisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, të vrarë pabesisht në 2 prillin e errët të 1991, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.
Më të vendosur se kurrë për të mbrojtur me çdo çmim amanetin e tyre për të garantuar zgjedhjet dhe votën e lirë, të barabartë dhe të paprekshme.
Shkodra, zemra dhe frymëzimi për demokracinë, siç e ka dhënë gjithmonë verdiktin do ta japë edhe më 14 Maj lajmin e parë për fitoren e padiskutuar në të gjithë Shqipërinë të pluralizmit politik, të llogaridhënies dhe Lirisë”, shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

FOTOGALERIA/ 32 vite nga masakra e 2 prillit! Bejko: Në Tiranë do të ngrihet monumenti dhe muzeu i viktimave të komunizmit


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?