Kryeminsitri Edi Rama

Politikë
Top 24

Meta kundër projektit te 'Unaza e Re', Rama: Budallallëkut i del zot gjithnjë shkresërisht

3 Shkurt 2019, 15:33| Përditesimi: 3 Shkurt 2019, 17:57

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas kundërshtimit të shprehur nga presidenti i repuiblikës, Ilir Meta, lidhur me projektin e "Unazës së Re" sot gjatë një takimi me banorë të "Astirit" (Lexo këtu). Duke thumbuar kreun e shtetit, Rama shkruan se Meta është drejtuesi më serioz i opozitës. Sipas tij, ai ligjin dhe kushtetutën e lexon njësoj si opozita dhe e urren qeverinë gjithashtu me të njëjtën gjuhë si pakica. Ndryshimi, sipas Ramës, i Metës nga opozita është se presidenti detyron vartësit të sajojnë dokrra ligjore të cilave u del zot me shkresa. 

Postimi i Ramës
E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës.Kushtetutën e lexon njësoj si ata.Qeverinë e urren njësoj si ata.Rrëmujën e uron njësoj si ata.Po ndryshe nga ata,ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra "ligjore" dhe budallallëkut i del zot gjithnjë shkresërisht.

Komento

Komente

  • Konjak: 04/02/2019 08:23

    Sado brrockulla ,te natyres -batuta-te perdoresh,nuk hidhet lumi me kal te cal.Mos shtyni uret per shkaterimin e mardhenieve te institucioneve.Ose gjeni mundesine ,per mardhenie normale mes institucioneve ,ose shikoni punen tuaj,-mos shkateroni popullin -Ngado qe te veni, ju prifte e mbara.

    Përgjigju
  • Një M jeni të gjithë.: 04/02/2019 07:25

    Hajani M...n Metës, ti dhe PS e bët President.

    Përgjigju
  • Apo jo: 03/02/2019 17:02

    .. Po s'me ka faj Lika qe e bone President.., Mediokre e Haja dru me pre

    Përgjigju
  • tomor labi: 03/02/2019 16:43

    mbylljani gojen ketij psikopati se do na mari ne qafe edhe neve te shkreteve

    Përgjigju
  • Hinglateri: 03/02/2019 16:18

    Natyrisjt kur ke bllok ne dore e flori

    Përgjigju
    • Jani: 03/02/2019 17:22

      Vete e vure Tani degjoj.pordhet

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?