Meta kundër Ramës e Kumbaros për Teatrin? Derhemi: U bashkua me ...!

4 Prill 2018, 15:44| Përditesimi: 4 Prill 2018, 15:49

  • Share

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thirrur në një takim një përfaqësi të artistëve që kanë protestuar përgjatë dy muajve rresht për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ndërsa artistët këmbëgulin që godina të mos prishet, duke vijuar protesta në çdo të hënë të javës, ata janë edhe kundër projektit për Teatrin e ri Kombëtar.

Në takimin me Presidentin Meta ishin aktorët Robert Ndrenika, regjisori Stefan Çapaliku dhe aktori Arben Derhemi. Aktorët e njohën Presidentin Meta me shqetësimin e tyre dhe të komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar.

Ndërsa pritet një deklaratë zyrtare nga Presidenca rreth këtij takimi, aktori Arben Derhemi pohon se “Presidenti Meta na priti shumë mirë, u bashkua me mendimet tona”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?