Ilir Meta nga kampi i Jalës

Meta: Le të kërkojnë në të gjitha bankat e botës, s'do gjejnë asnjë para në emrin tim

26 Gusht 2022, 19:41| Përditesimi: 26 Gusht 2022, 20:31

  • Share

Ilir Meta thotë se SPAK i ka marrë direktivat nga kongresi i fundit i Partisë Socialiste, sa i takon hetimeve qe ka nisur ndaj tij, por edhe Sali Berishës. Meta tha se SPAK le të kërkojë gjithë bankat e botës, nuk do të gjejë asnjë para në emrin e tij apo transaksion të dyshimtë.

“I uroj suksese SPAK në këtë hetim serioz që ka nisur dhe të vazhdojë punën e tij, pasi direktivat për të hetuar Metën dhe Berishën i ka marrë në kongresin e fundit të PS ku kreu i Partisë shtet tha se SPAK ishte krijesë e partisë. Të kërkojë në të gjitha bankat e botës, s'do gjejnë gjë. Lobimet që LSI ka bërë në SHBA gjithçka është depozituar dhe janë online në Departamenti i Drejtësisë në SHBA çdo gjë tjetër është në shërbim të Ramës për të shmangur vëmendjen nga mali i fakteve të depozituara në SPAK nga Partia e Lirise. Shumë shpejt ky mal do të kalojë edhe atë tavanin e fundit që ekziston te SPAK. Asgjë nuk e ndal revolucionin antikorrupsion, jo vetëm aferën e inceneratorëve ku në krye është Rama, por edhe afera të tjera si ajo e Portit të Durrësit dhe shumë afera të tjera që do të dalin në shtator edhe në vazhdimësi. Ajo e djegëseve vazhdon të përshkallëzohet dhe do ti marrë me veta të gjithë, por janë edhe afera të tjera që do ti bëhet e njohur publikut ku në krye është Ramovici”, tha nder te tjera Meta, në një intervistë televizive.

M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?