Igli Hasani dhe Ilir Meta

Politikë

Igli Hasani largohet nga posti iambasadorit të Shqipërisë pranë OSBE-së në Vjenë, emërohet në një tjetër post, Meta firmos lirimin nga detyra

11 Nëntor 2021, 16:39| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 17:27

  • Share

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme vendimin për lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë Igli Hasani, pranë misionit të OSBE dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë.

Burime zyrtare për 'Report Tv' bëjnë me dije se Hasani ka marrë një tjetër detyrë si koordinator ekonomiko-ambiental i OSBE, për këtë arsye ka zgjedhur të lë postin e ambasadorit.

Ilgli Hasani është emëruar në këtë post që prej 17 dhjetorit të vitit 2017.

Dekret lirim ambasadori Igli Hasani

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?