Ambasadorja u distancua! Meta 'luan' sërish me flamurin amerikan: Uragani kuqezi sapo ka filluar

3 Mars 2020, 13:41| Përditesimi: 3 Mars 2020, 13:53

  • Share

Presidenti Ilir Meta pas tubimit mbrëmjen e djeshme sot ka nisur falenderimet. Në një postim në Facebook, Meta falenderon themeluesin e gazetës Illyria në New York për mesazhin e tij, në atë që kreu i shtetit e cilëson si uraganin kuqezi, që sapo ka fillua. Por në postim Presidenti ka 'luajtur' sërish me flamurin amerikan, që e ka përdorur në postim përmes ikonave. Mbrëmë Meta përdori flamurin amerikan në protestë, ndërsa ambasadorja e SHBA-së u distancua.

"Falenderim dhe mirënjohje e veçantë për veprimtarin e palodhur të çështjes kombëtare, patriotin e jashtëzakonshëm shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, themelues i gazetës Illyria në New York, biznesmen e humanist i shquar, për mesazhin e tij të solidaritetit me kauzën e drejtë mbarëkombëtare dhe Uraganin Kuqezi që sapo ka filluar. Kombi ynë ndihet krenar për diasporën shqiptare, në veçanti për vëllezërit dhe motrat tanë në SHBA, që ashtu si Harry janë bashkuar me Pranverën Kuqezi dhe kurdoherë kanë qenë në ballë të mbrojtjes së Atdheut, e përpjekjeve për lirinë, pavarësinë, demokracinë dhe Shqipërinë si e gjithë Europa" shkruan Meta.

Postimi i Presidentit Ilir Meta

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kujtim: 04/03/2020 07:35

    O like,jep dorheqjen dhe perballu me drejtesin o krye hajdut.

    Përgjigju
  • Arbëri: 03/03/2020 16:10

    Hahaha, po këtu të gjithë e dim se kjo gazet ”iIllyria ” është e jotja dhe fincahet me florinjt e vjedhur nga ti o ilir hajni. Ti mendon se ne shqipëtarët kullosim bar o idiot njeri...!

    Përgjigju
  • Populli: 03/03/2020 15:07

    Lere Flamurin e mos e ndyj me duart e tua te felliqura ne vjedhjen e ketij populli,bastard president,ordiner.

    Përgjigju
  • Kriminel i paftyte .: 03/03/2020 14:33

    Le te perdridhet Si te doje ,,le te mashtroje ata Qytetare,,qe aqe mendojne te ndershem,,dhe nje pjese te blere me Florite e Kerrabes . Perfundimi eshte Burg dhe as se Luan Topi..

    Përgjigju
  • meri: 03/03/2020 14:12

    Je personi i 10001 pislliqeve....,nuk te pastron dot asnji Bajraktar,kemi 30 vjet qe te njohim aq mire sa,nuk eshte nevoja te na e thon Bajraktaret e tu.Neqofte se ke by...e, dil para popullit e shpjegoje ,si je ber miljarder pa vjedhur pasurin ton te perbashket,e mos na bej teater me puthje flamuri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?