Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar ditën e sotme një video-mesazh në mbështetje të kandidatit për deputet në Qarkun e Korçës, Dr. Gentian Çala.
Përmes videos së postuar në Facebook, Meta shkruan se Çala është një profesionist i shkëlqyer dhe përfaqësues i denjë për qytetarët.
"Është kënaqësi e madhe të mbështes Dr.Gentian Çalën, kandidatin për deputet të Partisë së Lirisë në Qarkun e Korçës. Profesionistin e shkëlqyer dhe shumë human, që u qëndron kaq pranë problemeve të komunitetit.
Me seriozitetin, përgjegjshmërinë dhe cilësitë intelektuale do të jetë pa asnjë dyshim një përfaqësues i denjë i qytetarëve korçarë në Kuvendin e Ri të Shqipërisë. Vota për Dr.Gentian Çalën, është vota për qytetarin e mirë, punëtor, të palodhur dhe intelektualin ekselent. Suksese të merituara Gentian Çala", shkroi Meta.
Komente
