Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka dalë ditën e sotme në mbështetje kandidatit të Elbasanit Dashamir Xhika.
Meta shkruan se ai me qetësinë dhe horizontin e tij, do të përfaqësojë vlerat më të mira të komunitetit elbasanas në Kuvendin e ardhshëm.
"Është kënaqësi për mua mbështetja e z.Dashamir Xhika si kandidat për deputet në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë në qarkun e Elbasanit, pjesë e koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore".
Dashamiri është një ndër themeluesit e forcës tonë politike që në fillimet e saj.
Me një arsimim solid brenda dhe jashtë vendit, me eksperiencën e pasur dhe një angazhim të fortë për zhvillimin e komunitetit, ai ka qenë gjithmonë i përkushtuar për të sjellë ndryshime pozitive në vazhdimësi.
Elbasani, ky qark me potenciale kaq të mëdha si dhe me një kulturë dhe histori të admirueshme, ka nevojë për njerëz të zot dhe të vendosur.
Ndaj Dashamiri, me vizionin e tij është njeriu i duhur, sepse ai mund të bëjë shumë dhe të krijojë mundësi për të gjithë qytetarët si dhe të përmirësojë jetesën në qarkun e Elbasanit.
Dashamiri do të përfaqësojë me qetësinë dhe horizontin e tij, vlerat më të mira të komunitetit elbasanas në Kuvendin e ardhshëm.
Suksese dhe fitore të merituar Dashi!
Bashkohuni me Dashamir Xhikën në këtë rrugëtim për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë!"-thotë Meta në postim.
Komente
