Dita ndërkombëtare e të moshuarëve, Meta: Gjyshërit, aset i çmuar për sot dhe të ardhmen! Më shumë vëmendje

1 Tetor 2019, 10:37| Përditesimi: 1 Tetor 2019, 15:29

  • Share

TIRANË- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, Presidenti Ilir Meta priti dje në një takim një grup të moshuarish. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Meta theksoi domosdoshmërinë që shoqëria jonë, në shembullin e Shenjtores Nënë Tereza, të kujdeset me më shumë dashuri dhe vëmendje për pjesëtarët e saj.

“Përkujdesja dhe vëmendja ndaj sfidave dhe problematikave me të cilat përballen të moshuarit është detyrim i të gjithë shoqërisë sonë”, - nënvizoi Kreu i Shtetit

Presidenti Meta theksoi se institucionet shtetërore në veçanti, duhet të tregojnë më shumë respekt e përkujdesje për moshën e tretë, për hallet e tyre, pasi kontributi e përvoja e prindërve dhe gjyshërve tanë është një aset i çmuar për sot e të ardhmen.

"Shoqëria jonë, veçanërisht brezi i ri, jo vetëm duhet të mësojë nga eksperienca juaj, por duhet t’i investojë këto përvoja në edukimin e brezit të ri, me ndjenjën e punës, të ndershmërisë, përgjegjshmërisë e seriozitetit, por edhe me ruajtjen e forcimin e ndjenjës sonë kombëtare”, - tha Presidenti Meta. Sipas njoftimit të presidencës, kreu i shtetit theksoi se problemi më i madh sot është mbajtja e të rinjve në vendin tonë, sepse largimi i tyre masiv do të sjellë pasoja katastrofike për shoqërinë në të ardhmen.

Gjithashtu, tha se në këtë ditë të të moshuarve duhet të vlerësojmë edhe rolin e tyre në familje dhe në shoqëri.  “Gjyshërit janë shpesh mbështetje e madhe për nipërit dhe mbesat e tyre, jo vetëm me kujdesin në rritjen e tyre, por edhe me edukimin e transmetimin e eksperiencave jetësore. Por nga ana tjetër, të moshuarit kanë nevojë për mbështetjen e familjes e të fëmijëve të tyre, veçanërisht në situata të vështira e në pamundësi shëndetësore”, - u shpreh Presidenti Meta gjatë takimit.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 01/10/2019 13:27

    E kishe bllokun ne dore mo chele president

    Përgjigju
  • Sindi: 01/10/2019 11:47

    ASPAK NUK BEHET PER TE MOSHUARIT,,,AS PENSION,,AS QENDRA SHERBIMI PER TA,,,AZILET JANE PER FAQE TE ZEZE,,,,,LULISHTE ,,,APO QENDRA REKREACIONALIE NUK EKZISTOJNE ,,,SEPSE DUAN BETONizim.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?