Meta mbron Belerin: Tregues flagrant i kapjes mafioze të shtetit nga Edi Rama! Berishës duan t'i humbasin mandatin

5 Mars, 14:12| Përditesimi: 5 Mars, 14:43

  • Share

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se çështja Beleri është tregues “më flagrant i kapjes së shtetit në mënyrë mafioze, dhe përdorimit kriminal të shtetit nga kryeministri e qeveria"

“Bllokimi i betimit të tij është tërësisht antikushtetues. Asgjë nuk e pengon dhe nuk e ka penguar Fredi Belerin si kryetar edhe pse në kushtet e një rrëmbimi mafioz nga policia e Edi Ramës” tha Meta në konferencën e sotme për median.

Ndër të tjera Meta thotë se “nuk është çështja Beleri që po bllokon integrimin europian të Shqipërisë, por mbahet peng në mënyrë të qëllimshme nga kjo maxhorancë e ky kryeministër”

Meta i doli në krah dhe aleatit të tij në hetim për korrupsion për aferën e kompleksit Partizani

“I gjithë procesi ndaj zotit Berisha është 100% politik. Zvarritjet janë të qëllimshme për humbjen e mandatit të tij dhe izolimit” tha Meta.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 05/03/2024 20:57

    Lesh-e-lise iu shkermoqen krejt kalkulimet per destabilizimin e Shqiperise.Eshte dite e mire per shtetin e shqiptarve,ne shumice te cilesuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?