Ilir Meta me ambasadoren franceze

Meta me ambasadoren e Francës, s'heq dorë nga sulmet: Me shkeljen e 5 qershorit, Shqipëria larg përmbushjes së kushteve të Konferencës Ndërqeveritare! Shansi i fundit për parlamentin njëpartiak

16 Tetor 2020, 09:49| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 09:56

  • Share

Presidenti Ilir Meta, në një takim me ambasadoren e Francës, Christina Vasak, me rastin e përfundimit të misionit të saj në Shqipëri, është ndalur sërish të marrëveshja e 5 qershorit, ku thekson se sipas tij shkelja e saj e mban vendin tonë larg plotësimit të kushteve për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

"Me rastin e përfundimit të misionit në Shqipëri, prita në një takim, Ambasadoren e Francës, Sh.S.Znj Christina Vasak. Vlerësova rolin e saj aktiv për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian të vendit tonë.

Duke e falenderuar për kontributin thelbësor të Francës në avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, konfirmova se vendimi politik i Këshillit Europian i marsit për çeljen e negociatave të anëtarësimit është një mundësi historike për vendin tonë.

Theksova se, fatkeqësisht, Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, me shkeljen brutale dhe të njëanshme nga ana e mazhorancës së Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit", shkruan Meta.

Por presidenti shkruan se do t'i japë edhe një mundësi parlamentit për të respektuar marrëveshjen.

"Por unë do t’i jap edhe një mundësi të fundit Parlamentit njëpartiak për të respektuar Marrëveshjen pas kërkesës publike të Partisë Popullore Europiane.

Shpreha besimin se hyrja në fuqi e Marrëveshjes me Agjencinë Franceze të Zhvillimit (AFD), do t’i japë një shtysë të rëndësishme projekteve zhvillimore në Shqipëri, si dhe do të rrisë interesimin për prani më të madhe ekonomike të Francës në Shqipëri", thotë më tej presidenti.

Komento

Komente

  • Haha: 16/10/2020 12:34

    Vete besoj se jemi larg permbushjes se kushteve, por kur “nderhyn ky , si mas kepuces”, jam i bindur se nderkombetaret do hapin negociatat

    Përgjigju
  • FUNDËRRINA HAJDUT: 16/10/2020 09:59

    NJERIU MĒ I PËSHTIR I SHQIPTARVE HAJDUTU ME BLLOK NË DOR NA TREGON 5 PIKAT SI PUNA E BLLOKUT ME NJË TË RAME TË LAPSIT 700. 000 EURO. E KY WC PUBLIKE ILIR PIS HAJDUT META NA BËN DHE ILARITET.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?