Ilir Meta mori pjesë ditën e sotme në takimin tradicional të "Mëngjesit të Lutjeve" të organizuar nëpërmjet një video-konference nga Kongresi amerikan. Në fjalën e tij Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe lutjet e miqve amerikanë dhe atyre të vendeve të tjera të botës, për Shqipërinë, shqiptarët dhe rajonin.
“Ndonëse Shqipëria u përball me dy fatkeqësi, tërmetin e nëntorit 2019 dhe COVID-19 ne po rimëkëmbemi falë edhe shpresës, besimit dhe ndjenjës së unitetit kombëtar që populli shqiptar ka në zemrën e tij”, ka thënë Meta.
Ai shprehu besimin për kohë më të mira për Shqipërinë, rajonin dhe gjithë botën duke i ftuar bashkëbiseduesit të vizitojnë Shqipërinë në të ardhmen dhe të shijojnë bukuritë e saj. Në këtë takim merrnin pjesë edhe përfaqësues të lartë shtetërorë dhe personalitete politike e fetare nga SHBA dhe nga vende të ndryshme të botës.
"Organizatorët e këtij takimi, Kongresmeni Robert Aderhold dhe Kongresmeni John Moolinar veçuan në mesazhet e tyre të lutjes jo vetëm bashkëjetesën dhe harmoninë tonë ndërfetare, por edhe bukuritë natyrore të Shqipërisë duke e quajtur atë si “perla e fshehur e botës”, thotë presidenti.
Meta tregon se ata u lutën për mikpritjen e popullit shqiptar dhe zhvillimin e vendin tonë veçanërisht pas periudhës së vështirë të pandemisë COVID-19.
"Kongresmeni Joe Wilson nënvizoi rëndësinë e një rajoni të qetë, me harmoni e paqe mes popujve, me një zhvillim të qëndrueshëm, si dhe rolin e rëndësishëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë proces të rëndësishëm. Edhe Guvernatori David Beasley, CEO i Programit Botëror të Ushqimit dhe mik i popullit shqiptar mori pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm”, thotë Meta.
Tri heret e fundit ne vizitat e tua o likekembeplehu ne SHBA,VOA ne gjuhen shqipe ketij fare burri shqiptar,qe ramarroçka na bene president,i ka dhj*r ne goje publikisht... Tani likekembeplehu lepihu faqeve te webit me "senatore ","keshilltare","gaztore" dhe mbushur gojen me floririn e Krrabes.....Kete pune di ta besh mrekullisht mire. HAJDUT @ VRAAAASES!
PërgjigjuH A. J D U T I
Përgjigju