Teksa e shoqëron me një video ku shfaqet aktiviteti i tij politik por edhe duke bërë hiking (ngjitje) në majat e maleve, ai e përshkruan rrugëtimin politik të fushatës së partisë edhe si një sakrificë të ngjashme me alpinizmin.
“Pa sakrifica nuk ka as fitore dhe as begati. Forca edhe këto 72 orë dhe ju do të vendosni flamurin e fitores në majën më të lartë të historisë, duke nisur një “Epokë të Re”, atë të “Shqipërisë Madhështore”, e cila është Shqipëria njerëzore, Shqipëria prodhuese dhe eksportuese”, shkruan Meta mes të tjerash, teksa e shoqëron në fund edhe me apelin për të votuar PD-ADSHM dhe emrin e tij.
Meta ndodhet i arrestuar prej 21 tetorit 2024 me tre akuza të rënda nga SPAK.
Mesazhi i Ilir Metës në Facebook:
“Të dashur anëtarë dhe mbështetës të Partisë së Lirisë!
Të dashur miq, shokë dhe dashamirës të Ilir Metaj, kudo jeni, në Shqipëri dhe në botë.
Edhe 72 orë na ndajnë për të arritur majën më të lartë, atë të Fitores Madhështore.
Ju falenderoj përzemërsisht për punën e jashtëzakonshme që keni bërë deri tani!
Si ngjitës i paepur i majave më të larta, më të mrekullueshme, por edhe më të thepisura të Shqipërisë, e di se sa e domosdoshme është të ruajmë dhe të forcojmë ritmin në këto 72 orë finale që na ndajnë nga fitorja për të cilën ju luftoni prej vitesh.
E di, se adrenalina dhe dëshira e zjarrtë për arritjen e fitores do të triumfojë ndaj lodhjeve dhe sakrificave të deri tanishme.
Pa sakrifica nuk ka as fitore dhe as begati.
Forca edhe këto 72 orë dhe ju do të vendosni flamurin e fitores në majën më të lartë të historisë, duke nisur një “Epokë të Re”, atë të “Shqipërisë Madhështore”, e cila është Shqipëria njerëzore, Shqipëria prodhuese dhe eksportuese.
Shqipëria e të rinjve që fuqizohen dhe e të rinjve që riintegrohen në Atdheun e tyre.
Edhe 72 orë dhe kënga “Për ty Atdhe”, do të gjëmojë në të gjitha sheshet dhe majat e Shqipërisë.
Malet tona më të larta!
VOTO NR.1 Koalicionin PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore VOTO ILIR METAJ, deputet në Qarkun Tiranë”.
Komente
