Ilir Meta

Politikë

Ilir Meta mesazh nga qelia: Tirana të më votojë mua më 11 maj

24 Mars, 21:13| Përditesimi: 24 Mars, 21:23

  • Share

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar për ditëlindje, ndërsa ka ndarë një video me mesazhet e urimeve që ka marrë sot.

Gjithashtu, në vide Meta ka ndarë edhe një mesazh politik, ku bën thirrje që në qarkun Tiranë të votohet emri i tij, i cili gjendet në listën e hapur të kryeqytetit në kolacionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Statusi i Ilir Metës

"Faleminderit nga zemra të dashur miq dhe dashamirës të shumtë për çdo urim për ditëlindjen dhe solidaritetin tuaj të jashtëzakonshëm!

Me votat tona plebishitare ta kthejmë 11 Majin në një Fitore Madhështore të Lirisë për Shqipërinë tonë Madhështore!

Voto Ilir Metaj në Qarkun Tiranë!

Voto koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Meta për Tiranën – Garanci për demokraci", shkruan ai.

H.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?