Meta mesazh nga Shkupi: Ballkani i hapur, imponues! Asnjë rezultat konkret

13 Janar 2022, 17:24| Përditesimi: 13 Janar 2022, 17:41

  • Share

Presidenti  Ilir Meta ka reaguar nga Shkupi për iniciativën Balkani i Hapur. Gjatë një ligjërate në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Meta tha se nisma nuk ka sjell asnjë rezultat konkret.

"Ballkani i Hapur” është një nismë imponuese dhe e paqartë, që më shumë se rezultate derimë tani ka prodhuar vetëm debate dhe pasi ka ndërruar tre herë emrin, i vetmi element pozitiv që ka është përcaktimi “i hapur” tha Meta.

Duke iu drejtuar akademikëve, Meta dha një mesazh të drejtëpërdrejt edhe për Bashkimin Europian.

"Duhet të ofrojë “karotën”  kur duhet, por edhe “shkopin” kur është e nevojshme ndaj të gjithë autokratëve në rajon të cilët rikthejnë tema të së kaluarës,  si një shantazh, për t’i lënë rehat në autokracinë e tyre", u shpreh presidenti. 

Presidenti Ilir Meta po kryen vizitë 3-ditore në Maqedoninë e Veriut. Ai zhvilloi takime të shumta me krerë të shtetit maqedonas dhe faktorin politik maqedonas e shqiptar. Kryefjalë e bisedimeve ishte padyshim hapja e negociatave për integrimin në BE të dy vendeve tona.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?